Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook por nuk ka treguar për çfarë kanë diskutuar konkretisht.
“Një takim i shkëlqyer me miken time, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Hillary Clinton. Përgjithmonë falënderuese ndaj lidershipit të saj”, ka shkruar Jahjaga në mbishkrimin e fotogarfisë nga ky takim të postuar në Facebook.
Ky takim mes tyre, ndodh kur si njëra e si tjetra aktualisht nuk gëzojnë asnjë pushtet.
Kujtojmë se Jahjaga erdhi në krye të Presidencës pikërisht falë mbështetjes që mori nga Amerika pasi ishte vetëm një police e thjeshtë. /tesheshi.com/