Danimarka ka në plan që të izolojë emigrantët e padëshiruar në një ishull të vogël, të largët dhe të vetmuar, ku deri me tani aty ka patur vetëm laboratore, stalla dhe krematoriume për kafshët me sëmundje ngjitëse.
“Ata janë të padëshiruar në Danimarkë dhe do të izolohen”, tha ministri i emigracionit, Inger Stojberg.
Zgjedhja me “ishull” është një dakortësi e koalicionit të qendrës së djathtë, për një kontigjent që siç thuhet as azil nuk mund t’u jepet dhe që as për një numër arsyesh nuk mund të kthehen në vendin e tyre.
Ishulli ndodhet në Detin Baltik, 3.2 kilometra në distancë nga toka më e afërt dhe me shërbimet e trageteve janë të parregullta. Të huajt do të vendosen në qendër të ishullit, duke jua bërë sa më të pamundur lëvizjen. /tesheshi.com/