Presidenti i Këshillit Europian, Daniel Tusk, e ka parë samitin historik të dy Koreve si një zhvillim frymëzues dhe për Ballkanin.
I ndodhur në Shkup, Tusk u shpreh se “e pamundura mund të bëhet e mundur”.
“Ajo që kam dëgjuar sot nga Korea dhe atë që kam përjetuar gjatë ditëve të fundit në Ballkan duhet të jetë një kujtesë pozitive për të gjithë, se e pamundur mund të bëhet e mundur, dhe se ajo varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve”, shkroi ai në Twitter. /tesheshi.com/