Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Damian Gjiknuri: ja rrugët që do të ndërtohen dhe projektet në infrastrukturë…

by te Sheshi
12/09/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Damian Gjiknuri: ja rrugët që do të ndërtohen dhe projektet në infrastrukturë…

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, teksa shpalosi programin e ri të qeverisë për 4 vitet e ardhshme foli për akset rrugore që do të ndërtohen.

Sipas tij infrastruktura do të jetë jo vetëm në qendër të zhvillimit, por duhet të jetë boshti ku të gjitha palët duhet të gjejmë konsensus për të çuar përpara projekte që do të shërbejnë shumë brezave.

“Do fillohet nga siguria, infrastruktura rrugore është kthyer në burim rreziku. Që ditët e para do të marrim masa për një aksion të gjerë në gjithë territorin e vendin me synim disiplinimin e hyrjeve dhe daljeve në akset kombëtare, hapësirat rrugore do të lirohen menjëherë nga çdo objekt i paligjshëm. Na duhet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i qytetarëve që aksioni të përfundojë si duhet.

Që në tre muajt e parë do të ndërhyjmë në mënyrë emergjente në pikat e zeza që janë të njohura për aksidente. Do fillojë kryerja e procesit të ndriçimit, vendosja e sistemit të emergjencës SOS dhe vendosja e sinjalistikës së plotë për çdo aks kombëtar brenda vitit të parë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ristrukturohet. Do gjejmë mekanizmin e duhur për ti dhënë zgjidhjen e duhur problemit të transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas. E ashtuquajtura “policia gri” do të hiqet që në ditët e para nga rruga dhe do të riorganizohen plotësisht Drejtoritë Rajonale.

Primare është integrimi i sistemit rrugor shqiptar në rrjetet ballkanike. Objektivi afatshkurtër do të jetë sigurimi i zbatimit të marrëveshjes ndërkufitare me Malin e Zi si pjesë e projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, ndërsa ai afatmesëm lidhet me rritjen e efikasitetit të marrëveshjeve të tjera të kufirit.

Ndër projektet më prioritare të qeverisë do të jenë autostrada adriatiko-joniane për të cilën do të fillojë menjëherë puna për studimin e fizibilitetit në mënyrë që të bëhet shumë shpejt e financueshme.

Do investohet në zgjerimin e aksit Fushë Krujë-Shkodër, aksin Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, by-passin e Tepelenës, Lezhës dhe Tiranës, do investohet në dublimin e aksit Milot-Rrëshen, do përfundojë by-passi i Fierit dhe Vlorës.

Do vazhdojë faza intensive për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës si dhe do të ndërtohet aksi Kardhiq-Delvinë dhe unaza e plotë e Tiranës.

Brenda 100 ditëshit të parë do kemi ofertën finale dhe kontratën e lidhur për fillimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, skema që kemi zgjedhur edhe financiarisht e qëndrueshme, ku do të jetë pjesërisht e shtetit dhe pjesa tjetër me investimet private. “Nuk ka asnjë skemë tjetër. Ku keni parë PPP ku përfituesi final të mos paguajë veprën publike. Ka disa projekte të ardhura në Ministri, ka projekte të tjera që presin. Qeveria do të ndjekë shumë stimuj financiarë për automjete më të pastra, nxitja e transportit ekologjik ndaj mjedisit, sistemi inteligjent për transportin, rrethrrotullime, krijimi i by-passeve në rrugët kombëtare dhe zonat rurale”, tha Gjiknuri. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Rama paraqet programin: do rrisim çekun për bebet, pagat e arsimtarëve, realitet votimi i emigrantëve (video)

Si te "Alo, alo": Kryemadhi flet, Rama mbyll veshët...jo me djath por me kufje

Xhafaj: Reforma në Drejtësi do të jetë e dhimbshme, synohet pastrimi i sistemit

Fatmir Xhafaj: do të rihapin dosjet e vjetra, zbulim vrasjeve të bujshme

Aksidenti në Greqi: vdes 21-vjeçari grek, rëndë një i ri shqiptar (video)

Aksidenti në Greqi: vdes 21-vjeçari grek, rëndë një i ri shqiptar (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni