Një video shqetësuese e vetëdjegies së gazetares ruse Irina Slavina është publikuar në internet.
Kryeredaktore e gazetës Koza Press, ajo i vuri flakën vetes para ndërtesës së Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Nizhny Novgorod.
Pamjet tregojnë një kalimtar që përpiqet t’u shuajë flakët që e përpijnë gruan, por ajo e shtyu atë. Ndaj nuk ishte e mundur për të shpëtuar Irina Slavina. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes.
Para se të vetëdigjej, Slavina postoi një deklaratë në Facebook duke thënë “Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”.
Një ditë më parë, Slavina shkroi në Facebook se policia kontrolloi banesën e saj dhe konfiskoi një kompjuter, fletore, telefona celularë dhe karta memorie. Ajo shkroi se po kërkonin prova që e lidhnin atë me grupin opozitar “Rusia e Hapur”. /tesheshi.com/
https://youtu.be/lsGLlHxobqM