Zv. kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, Dalibor Jevtiç pret që Asociacioni i Komunave Serbe të formohet në vitin 2018, jo sipas Kushtetutës së Kosovës, por sipas marrëveshjes së Brukselit, pa dhënë detaje nëse do të ndodh në fillim të këtij viti apo në cilin muaj.
“Ne presim që Asociacioni i Komunave Serbe të formohet në vitin 2018. Njëra nga idetë është që të hartohet një projektligj, i cili në thelb do të jetë diçka që do të krijojë një kusht që në kuptimin juridik do të krijojë mundësinë për ekzistencën e një Asociacioni, në mënyrë që të mos bëhet kështu në mënyrën e përshkruar në Kushtetutën e Kosovës, e cila quhet Asociacioni i Komunave Serbe sipas Planit të Ahtisaarit. Duhet të ketë një ndryshim shumë të rëndësishëm”, ka thënë Jevtiç për mediat.
Kujtojmë se përfaqësuesja e BE-së, Natalia Apostolova ditë më parë deklaroi se Asociacioni do të themelohet vetëm sipas Kushtetutës por çka më pas reagoi Lista Serbe duke e quajtur deklaratën e saj zhgënjyese. /tesheshi.com/