Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Daily Beast: Rezistenca ruse kundër Putinit

Ç’thonë Ana, Elena, Ina, Sofia….

by te Sheshi
07/04/2022
in Konflikti, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Daily Beast: Rezistenca ruse kundër Putinit

Në një artikull në portalin amerikan The Daily Beast, Raphael Tsavkko Garcia trajton çështjen, siç e përshkroi ai, të lëvizjes së rezistencës sekrete ruse kundër Presidentit Vladimir Putin brenda vendit.

Anëtarët e saj flasin vetëm me pëshpëritje, por një numër në rritje rusësh mendojnë se presidenti i tyre ka shkuar shumë larg në agresionn e tij në Ukrainë dhe përfundimisht do të rrëzohet nga pushteti, shkroi Garcia.

Autori thekson se dhjetëra mijëra refugjatë kanë ikur nga regjimi brutal i Vladimir Putinit, ndërsa kritikët e hapur dhe disidentët e heshtur rusë po kalojnë fshehurazi përtej kufirit për t’i shpëtuar represionit në rritje të Kremlinit.

Autori përmend edhe një nga këta refugjatë, të cilën e quajti “Ana”. Ajo mbërriti në Bruksel vetëm disa ditë pas sulmit ndaj Ukrainës për të kërkuar strehim te shoqja e saj Elena, një grua e re ruse që u transferua në Belgjikë disa vite më parë. Në një mesazh në WhatsApp, Ana i shkruan Elenës se bota e tyre sapo ishte kthyer përmbys.

Ajo u arrestua gjatë protestave

Në pak ditë, Elena priti një shoqe në apartamentin e saj në Bruksel. Si ruse, ajo nuk ka të drejta refugjatësh në Evropë, ndryshe nga ukrainasit që ikin nga lufta e tmerrshme e Putinit.

Autori thekson se numri i saktë i rusëve që janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës nuk dihet për shkak të frikës nga persekutimi, ose sepse mendojnë se nuk mund të jetojnë më në vendin e tyre. Vlerësohet se mijëra rusë janë larguar nga vendi dhe Elena, si njëra prej tyre, nuk beson se do të mund të kthehet në shtëpi derisa të largohet Putin.

Ata që zgjedhin të qëndrojnë në vend, qoftë me synimin për të sfiduar regjimin ose sepse nuk kanë si të largohen nga vendi, raportojnë një atmosferë frike dhe dëshpërimi.

Një nga shembujt është psikologia “Inna”, shkruan autori, jeta e së cilës ka ndryshuar që prej 24 shkurtit. Ajo vuan nga problemet me gjumin ose përqendrimi në ndonjë gjë. Si shumë rusë, ajo ka miq në Ukrainë. Njëri prej tyre humbi gruan dhe vajzën 10-vjeçare në Mariupol. Megjithatë, Inna thotë se ka vend për shpresë, sepse disa nga të njohurit e saj që më parë kanë mbështetur politikën e Putinit kanë filluar të kuptojnë se çfarë po ndodh.

Katya, një aktiviste nga Shën Petersburgu, shkroi në mesazhin e saj të parë drejtuar familjes dhe miqve për ditën kur filloi lufta se ishte një ditë tmerri, frike dhe lotësh. “Rusia ka sulmuar Ukrainën, lufta ka filluar”, ka shkruar ajo në një mesazh me lot në sy. Atë natë ajo doli në rrugë, duke bërtitur “jo luftës” derisa u ngjir. Ajo protestoi dhe sfidoi regjimin shumë herë derisa u arrestua dhe u mor në pyetje nga agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë dhe një oficer kundër terrorizmit.

“Shkatërruan dy vende”

Është edhe rasti i Sofias, një kameramane nga Moska, e cila shpjegoi për Daily Beast përmes Telegramit se “praktikisht gjithçka ka ndryshuar” që nga fillimi i luftës. Krahas rritjes së çmimit, pothuajse të gjitha dyqanet e huaja janë mbyllur. Dhjetra, nëse jo qindra, marka dhe kompani janë larguar nga Rusia pa asnjë shpresë për t’u kthyer.

Sofia thotë se ndihet shumë e turpëruar sepse vendi i saj po bën gjëra të tmerrshme që nuk mund të justifikohen. Është një krim i tmerrshëm që nuk do të falet apo harrohet lehtë, tha ajo. Pavarësisht nga të gjitha fatkeqësitë, Sofja kundërshton luftën dhe politikat e Presidentit Putin, duke thënë se ai shkatërroi dy vende, Ukrainën me bomba dhe ekonominë e Rusisë dhe të ardhmen e popullit të saj.

Autori shprehet në tekst se kudo dëgjohen pëshpëritje. Edhe nëse nuk mund të ngrenë zërin, shoqëria diskuton ngjarjet dhe nuk kënaqet. Pasojat janë shumë të rënda dhe propaganda është aq e dukshme sa njerëzit kanë filluar të humbasin besimin te qeveria.

Në fund të tekstit ai përfundon se kjo lëvizje e fshehtë e rezistencës e shikon situatën me njëfarë pesimizmi në të ardhmen e afërt, por beson se regjimi e ka përshpejtuar rënien e tij dhe nuk do të mbijetojë përgjithmonë, me të cilin pajtohen të gjithë kundërshtarët e tij. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Votohet një dëbimi i Rusisë nga OKB, befason Serbia

Votohet një dëbimi i Rusisë nga OKB, befason Serbia

Çdo bëjë Rusia nëse Finlanda e Suedia anëtarësohen në NATO?

Çdo bëjë Rusia nëse Finlanda e Suedia anëtarësohen në NATO?

Rrëfimi i Ben Blushit për një musliman të jashtëzakonshëm

Ben Blushi, si befasi në përshkrimin e nipit musliman të Konicës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni