Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çurçilli e dinte: rreziqet e plogështisë dhe faktet shkencore pas “trillit” për të punuar në këmbë

by te Sheshi
16/01/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Çurçilli e dinte: rreziqet e plogështisë dhe faktet shkencore pas “trillit” për të punuar në këmbë

Uinston Çurçilli e dinte. Ernest Heminguej e dinte. Leonardo Da Vinçi po ashtu. Tashmë çdo zyrë trendi nga Silicon Valley deri në Skandinavi e di gjithashtu: të punosh duke qëndruar në këmbë ka merita dhe veti. Dhe jo thjesht të qëndrosh në këmbë. Zyrat më në modë kanë tryeza me pista vrapimi, që inkurajojnë njerëzit të ecin ndërsa punojnë. Duket e gjitha si një trill. Por ka një bazë shkencore.

Plogështia është e papërmbajtur në botën e pasur. Një skllav që varet nga makina dhe që sheh vetëm televizor, duhet të ecë 19 kilometra shtesë në ditë për të barazuar nivelin e aktivitetit fizik të atyre pak njerëzve të mbetur që ende jetojnë duke mbledhur ushqim në natyrë. Edhe pse të gjithë organizmat priren të ruajnë energji kur është e mundur, provat po shtohen që një gjë e tillë në shkallën që e bëjnë pjesa më e madhe e perëndimorëve, është e dëmshme – aq e dëmshme sa mund të vrasë.

Kjo, në vetvete, mund të mos habisë kënd. Ministritë e Shëndetësisë kanë ngacmuar njerëzit me dekada me radhë që të bëjnë më shumë aktivitet fizik. Ajo që është e habitshme është se periudhat e zgjatura të inaktivitetit janë të këqija, pavarësisht sesa shumë kohë mund të harxhohet duke përdorur mjetet me ndikim të shpejtë si pistat e vrapimit apo palestra. Ajo që njeriu ka nevojë, po ashtu, siç sugjerojnë studimet e fundit, është një aktivitet ndoshta në nivel të ulët, por që të jetë i vazhdueshëm. Niveli mund të jetë aq i ulët sa njerëzit të mendojnë se mund të mos klasifikohet si aktivitet fizik. Madje, edhe të qëndruarit në këmbë llogaritet si i tillë, pasi provokon muskujt të aktivizohen, gjë që nuk e bën të qëndruarit ulur.

Kërkuesit e fushës e gjurmojnë historikun e idesë që të qëndruarit në këmbë bën mirë që prej vitit 1953, kur një studim publikuar në “Lancet” gjeti se fatorinot e autobuzëve që e kalojnë ditën duke qëndruar në këmbë, kishin rrezik për sulm në zemër përgjysmë krahasuar me shoferët që e kalojnë ditën e punës ulur në sediljen e tyre.

Por, ndërsa përfitimet shëndetësore të ushtrimeve fizike dhe aktivitetit të madh fizik nisën të qartësohen në vitet 1970, thonë kërkuesit, u zvogëlua interesi në ndikimet e aktiviteteve me intensitet të ulët, si ecja apo qëndrimi në këmbë.

Arse longa, vita brevis

Në pak vitet e fundit, sidoqoftë, interesi është rritur sërish. Një sërë studimesh epidemiologjike, të vogla në bazën e të dhënave por që sugjeronin të njëjtën gjë, bindën kërkuesit nga Universitetit Leicester, në Britani të ndërmerrnin një analizë të përmasave të mëdha.  Meta-analiza është një teknikë që kombinon studime të ndryshme në një mënyrë domethënëse nga ana statistikore.

Dr Wilmot përdori 28 prej tyre, duke mbuluar pothuajse 800 mijë njerëz në studim, dhe doli në përfundimin se ata individë që janë më pak aktivë në ditët e tyre normale kanë gjasa dyfish të zhvillojnë diabetin, krahasimisht me ata që janë më aktivë. Ajo gjeti po ashtu se ata që nuk lëvizin kanë dyfish gjasa të vdesin nga një sulm në zemër, dhe dy herë e gjysmë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, sesa ata që kanë më shumë aktivitet fizik. Domethënëse dhe pikë kyçe është se ky përfundim nuk varet aspak nga sasia e aktivitetit të fortë të stilit palestër që kryen vullnetarët në studim.

Lidhja nuk është padyshim shkak. Por ka prova që sugjerojnë se mungesa e aktivitetit fizik ka shumë mundësi që të jetë fajtore për problemet shëndetësore. Një pikë e gjetjeve është se të qëndrosh ulur dhe të kryesh një aktivitet – çdo gjë, të shohësh televizor apo të luash videogame, apo të lexosh – shërben për të rritur sasinë e kalorive që njerëzit konsumojnë, duke mos ulur sasinë që ata djegin. Përse ndodh kjo është e paqartë – ashtu sikundër është e paqartë përse aktivitete me intensitet të ulët si qëndrimi në këmbë kontribuojnë në të kundërtën.

Artikujt që fokusohen tek njerëzit më shumë sesa tek kafshët në laborator po ashtu gjejnë ndikime të ngjashme. Për fat të mirë, kërkimet sugjerojnë se ndryshimet mund të jenë të rikuperueshme duke nisur me doza të vogla aktiviteti jo të sforcuar. Një studim i fundit thotë se duke thyer periudhat e gjata të inaktivitetit me dy minuta ecje në 20 minuta në karrike, mund të sjellë ndryshim të madh. Pasi u dha për të ngrënë vullnetarëve të tij një vakt plot karbohidrate, studiuesi gjeti se njerëzit që kishin qenë në ecje më pas, kishin nivele të glukozës në gjak pothuajse 30 për qind më të ulëta sesa të njerëzve që kishin qëndruar ulur.

Për disa shkencëtarë, kombinimi i eksperimenteve dhe provave me vullnetarët, sugjeron se aktiviteti i lehtë apo i moderuar fizik si qëndrimi në këmbë, apo ecja rreth e qarke vendit të punës, është diçka cilësisht e ndryshme nga stërvitja intensive, energjike. Por jo të gjithë janë të bindur.

Megjithatë, madhësia potenciale e problemit do të thotë se jo të gjithë janë të përgatitur të presin derisa të gjenden prova përfundimtare. Gjithsesi, tregtarët e tryezave të reja të punës ku personi qëndron në këmbë apo të pajisura me pista ecjeje, po kërcejnë përpjetë nga gëzimi. Dhe me siguri është vetëm çështje kohe derisa padia e parë nga ndonjë skllav i tryezës së punës,  të mbërrijë në sallën e gjyqit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Ferrari i rrallë shitet për 2 milion paund

Ferrari i rrallë shitet për 2 milion paund

Vrasja Oliver Ivanoviçit, intervista e tij e bujshme 4 muaj më parë: ata që duan më heqin qafe janë në Beograd…

Vrasja Oliver Ivanoviçit, intervista e tij e bujshme 4 muaj më parë: ata që duan më heqin qafe janë në Beograd…

FBI arreston agjentin e CIA-s: i shiti rrjetin Kinës

FBI arreston agjentin e CIA-s: i shiti rrjetin Kinës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni