Princesha Leonor, trashëgimtarja e fronit spanjoll dhe komandanti i ardhshëm i ushtrisë, do të fillojë tre vjet stërvitje ushtarake në shtator, njoftoi Qeveria e Spanjës, raportonAFP.
Vajza e mbretit aktual të Spanjës, Felipe VI, në tetor do të mbushë 18 vjeç.
Familja mbretërore mori një vendim që ajo “duhet t’i nënshtrohet trajnimit ushtarak, si Lartësia e saj Mbretërore dhe siç është zakon në monarkitë e tjera parlamentare,” u tha gazetarëve ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles pas mbledhjes së kabinetit.
Qeveria miratoi një dekret për stërvitjen dhe karrierën ushtarake të Princeshës së Asturias. Ministrja e Mbrojtjes tha se trajnimi do të nisë në shtator, kur kreu i ardhshëm i shtetit të mbarojë shkollën e mesme në Uells.
Princesha do të shkollohet për një vit në ushtri në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake në Zaragoza, më pas një vit në marinë dhe në fund një vit në aviacion.
Leonor u ftua të bëhej gruaja e parë në krye të ushtrisë në Spanjë. Nëse princesha ndjek të njëjtën rrugë si babai i saj, ajo më vonë do të studiojë në një universitet spanjoll. Filipe VI është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Madridit.
Më pas, princesha duhet të bëjë masterin jashtë vendit, pasi babai i saj ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Georgetoën në Uashington. /tesheshi.com/