Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çuditë e një zone ku njerëzit bëjnë be: “Pasha kishën e xhaminë!”

by te Sheshi
29/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 2 mins read
A A
Çuditë e një zone ku njerëzit bëjnë be: “Pasha kishën e xhaminë!”

Nga Gjon Neçaj 

Për Nikaj Merturin, trevën e njohur të Tropojës, të gjithë kanë dëgjuar, por jo të gjithë ja dijnë huqet, më saktë zakonet, traditat, çuditë e shumta që mban ndër shekuj e vite. Fjala vjen, ajo njihet si trevë e besimit të krishterë, por ja që aty përzihen dhe identitete të tjera fetare e gjysëmfetare, madje dhe pagane fare, duke ofruar si identitet dhe llojin e “turlisë” me to.

Kisha e Rajës dhe prifti, foto e vitit 1916
Kisha e Rajës dhe prifti, foto e vitit 1916

Fetarisht, aty kanë ekzistuar dy komunitete, katolik e mysliman, e që kanë qenë shembull bashkëjetese. Ende dhe sot kujtohet miqësa  e dikurshme mes dy klerikëve,  priftit të Rajës dhe hoxhës së Dushajve.

Dhe interesant është fakti se kjo bashkejetesë reflektohet tek një lloj shprehie e rrallë që ka mbetur në gojë të banorëve të zonës, në çastin e një përbetimi: “pasha kishën e xhaminë!”.

Kuptohet që ky lloj përbetimi është pagan në thelb, por  që përcjell një lloj “shenjtërimi” që banorët e zonës u kanë bërë këtyre dy objekteve të kultit.

Tjetër fakt  interesant është se pasardhës të shumtë ta familjeve katolike, bartin emra myslimanë si: Mehmet, Zeqir, Brahim, Rexhep, Sylë, Rexhë, Malush, etj.

Nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë historik që ta ketë analizuar këtë fenomen,  por thuhet se në kohë të turkut, siç i thonë ndryshe periudhës së sundimit otoman në rajon, nikajmerturasit shkonin për pazar në Shkodër dhe Gjakovë; e që për ta patur sa më mirë me partrullat turke, ndodhte që të mbanin dy emra.

Pra ky shpjegim jepet rreth arsyes se pse në këtë zonë historikisht katolike, ka një trashëgimi të theksuar të emrit musliman, por dhe disa familje me përkatësi të këtij.

Shembull i kombinacioneve të tilla është ai një familjeje në fshatin Bëtoshë, Bushgjokajve. I pari i saj quhet Sali Mehmet dhe mbiemrin e ka Bushgjokaj. Më tej,  edhe në fshatin Shëngjergj kanë qënë 4 familje të fisit Mulaj me një kombinim të tillë, pra fis katolik,  me emra myslimanë: Man Arifi, Vesel Sejdia, Avdulla Rama e Demë Hasan Mulaj.

Nikajmerturas të besimit katolik.

Por rasti më “flagrant” ndodhet në Lekbibaj.  Aty janë dy familje të besimit musliman të fisit Paplekaj, dy vëllezër, Sylë e Rexhë Murrec Paplekaj, bijtë e Murrec Fazlisë. Murreci, ka si djem xhaxhallarësh Kadri, Çun e Deli  Kolë Paplekaj,  pra  babai i Murrecit e babai i Kolës, bëhen vëllezër të dy besimeve pasi Murreci kthehet mysliman.

Ata u ndanë në dy besime, por jetuan gjatë në një shtëpi, në kullën e tyre në Lekbibaj, duke u ushqyer sipas normave fetare, Murreci me pastërma lope, ndërsa Kola duke kultivuar derrin në rrugën e traditave të besimit katolik. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
MSA-ja: Mustafa e Thaçi kundërshtojnë njëri-tjetrin në adresimin e meritave

MSA-ja: Mustafa e Thaçi kundërshtojnë njëri-tjetrin në adresimin e meritave

VIDEO/Kryeministri i ri kanadez mes njerëzve: i do dhe e duan!

VIDEO/Kryeministri i ri kanadez mes njerëzve: i do dhe e duan!

PROFIL/ Aleksandër Frangaj: metamorfoza e lezhianit që u pasurua nga politika

PROFIL/ Aleksandër Frangaj: metamorfoza e lezhianit që u pasurua nga politika

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni