Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çuditë e një tryeze politike për Demarkacionin: deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi bëhet “President”, Thaçi mbetet në hije

by te Sheshi
30/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Çuditë e një tryeze politike për Demarkacionin: deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi bëhet “President”, Thaçi mbetet në hije

Nga Blendi Gashi

Nesër më 31 gusht, një ditë para se të mbahet seanca plenare ku do të mësohet përfundimisht nëse do të ratifikohet apo jo Demarkacioni me Malin e Zi, do të mbahet edhe një takim mes liderëve të pozitës dhe opozitës.

Për çudi, ky takim nuk është thirrur nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, roli i të cilit është që të jetë unifikues mes spektrit politik dhe popullit, për më tepër nuk do të mbahet as brenda objekteve të institucioneve të vendit.

Takimi në fjalë është thirrur nga deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi. Ky i fundit një biznesmen i madh në Kosovë, që për një kohë ka qenë i veshur edhe me petkun e AAK-së dhe PDK-së, ka paraparë që takimi mes liderëve politikë të vendit të zhvillohet kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtarë, në vilën e tij në Kuçishtë të Pejës, pra afër tokave që sipas opozitës dhe ekspertëve të caktuar, shteti po ia falë Malit të Zi.

Deputeti Kelmendi ka thënë se ftesën e ka bërë duke u bazuar në rrethanat e reja, polarizimin e tejskajshëm të skenës politike, rëndësinë dhe ndjeshmërinë e brendshme dhe të jashtme të çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe Asociacionit të Komunave serbe.

“Jam i bindur se një format i tillë i takimit, do të jet’ tejet i frytshëm dhe i nevojshëm në shërbim të temës në fjalë, ruajtjes së raporteve ndërfamiljare, ndërfqinjësore dhe ndërpartiake. Komunikimi çdo herë e edhe kësaj rradhe, padyshim se i shërben rrugëtimit të suksesshëm politik dhe ekonomik të vendit”, ka deklaruar Kelemendi.

Ftesën për takim sipas deklarimeve të Kelmendit e kanë pranuar: kryekuvendari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, si dhe dy liderët opozitarë, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi me marrjen e rolit të unifikuesit të spektrit politik në vend, po dëshiron të tregojë se ish-lideri i partisë së tij, Hashim Thaçi nuk është një president unifikues, pra që nuk ka shanc të bëj bashkë në një tavolinë pozitë e opozitë.

Se Thaçi është president jounifikues, e kanë thënë edhe përfaqësues të opozitës dhe analistë në vazhdimësi, sidomos kur emri i tij u zyrtarizua për president.

Pra, Thaçi me mosmarrjen e iniciativës për thirrjen e një takimi pozitë-opozitë për uljen e gjakrave që janë krijuar në vend, po tregon qartë se është një president edhe më i dobët se ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila megjithatë arriti të ulë në zyrën e saj disa herë përfaqësuesit e të gjitha partive në vend.

“Thaçi s’po mund të bëjë as aq sa ka bërë Jahjaga”

Ftesa e bërë liderëve partiakë nga deputeti Kelmendi për të biseduar për Demarkacionin dhe mosmarrjen e një iniciative të tillë nga presidenti Thaçi, analistët dhe gazetarë në vend e shohin si një dëshmi se kryetari i shtetit nuk po mund të bëjë punë as aq sa ka bërë e “kritikuara”, Atifete Jahjaga.

Agon Halitaj, gazetar shumëvjeçar, thotë se përpjekjen për t’i ulur në një tryezë të përbashkët drejtuesit e partive është dashur ta bëj presidenti, e jo një deputet i pavarur.agroniii

“Thaçi s’po mund të bëjë as aq sa ka bërë Jahjaga. Thaçi mund t’u ikë takimeve me opozitën, mund t’i injorojë ata, mund t’i etiketojë për antiamerikanizëm, por nuk mund t’i ikë në asnjë rrethanë përgjegjësisë që ka si president shteti. Ai nuk do të mund të arsyetohet para askujt se është përpjekur që ta shmangë të keqen e mundshme në vendin e tij, sepse deri më sot nuk e ka bërë as minimumin e asaj që i ka takuar. Thaçi, për këta gjashtë muaj në krye të shtetit, s’po mund të bëjë as aq sa ka bërë Atifete Jahjaga, me gjithë pafuqinë e saj”, thotë Halitaj, për tesheshi.com.

Ai thotë se një qasje e tillë e presidentit, tregon se ai vështirë se do të arrijë që një ditë ta përmbushë detyrimin kushtetues, për ta përfaqësuar unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.

Analisti politik, Faik Krasniqi, thotë se pavarësisht qëllimit të mirë të deputeti Ramiz Kelmendi për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së Demarkacionit, nuk beson se takimi i thirrur nga biznesmeni do të sjellë ndonjë zgjidhje, marrë parasysh insistimin e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa, që me çdo kusht të votohet Demarkacioni.

faikii

“Ky takim i organizuar nga një deputet dhe ish bashkëpartiak i z.Thaçi, tregon se kemi një President të paaftë dhe të dështuar, i cili në vend se të jetë President i unitetit dhe i aftë për t’i zgjidhur problemet madhore siç i takon një burrështetasi, ai me arrogancën e tij po jep shenja të një diktatori dhe përçarësi. Po të kishim një President unik, një problem kaq i ndjeshëm kombëtar siç është Demarkacioni, ky problem është dashur të zgjidhej në mënyrën më të mirë të mundshme, në bazë të interesave të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi. Por, Kosova fatkeqësisht e ka fatin ta ketë një President dhe udhëheqës, që ia bëjnë argatin të huajve”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Ndryshe, nuk dihet nëse në këtë tryezë do të marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, ndërsa sipas të gjitha gjasave në takimin në fjalë nuk do të shkojnë drejtuesit e Vetëvendosje-s. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Ushtria e SHBA shkel në Preshevë e “maskuar” me mision humanitar

Ushtria e SHBA shkel në Preshevë e “maskuar” me mision humanitar

Lamtumirë furgona për udhëtim pasagjerësh! Që nga 1 janari…

Lamtumirë furgona për udhëtim pasagjerësh! Që nga 1 janari...

Njihuni me Jahanara Begum, Zonja e parë e Perandorisë Mughal: një muslimane tejet e pasur me një jetë modeste

Njihuni me Jahanara Begum, Zonja e parë e Perandorisë Mughal: një muslimane tejet e pasur me një jetë modeste

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni