Mes sekretarit Kerry dhe kryministrit Rama, ishte zgjedhur në sfond të konferencës së tyre për shtyp në Kryeministri një tablo bardhë e zi e sheshit “Nënë Tereza” kur ishte shatërvani i ndërtuar në fund të viteve `80, me godinën e korpusit universitar përballë vetëm me konturet e saj.
Sakaq, shatërvanit i mungonte uji.
Nuk dihet pse ishte zgjedhur ky sfond, çfarë domëthënie dhe mesazhi përcillte brenda kontekstit të takimit dhe kumtimit të mesazheve bashkëpunuese mes dy liderëve.
Rama, i cili i ka fort me merak aspektet vizuale, kësaj rradhe nuk duket se ia kishte qëlluar.
Tabloja pas dukej sikur e gjetur diku të hedhur në një depot e godinës qeveritare, e vënë aty nga zorri. /tesheshi.com/