Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ç’u pa të shtunën në stadiumet europiane: fitoret e Barçës, Monakos, Portos, Napolit

by Te Sheshi
05/02/2017
in Sport, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Ç’u pa të shtunën në stadiumet europiane: fitoret e Barçës, Monakos, Portos, Napolit

E shtuna ka qenë e mbushur me sfida interesante në kampionatet më të mira të Europës, por dy janë më së paku rezultatet ku duhet ndalur që në krye të herës.

Plot nëntë gola janë shënuar në “Goodison Park” të Liverpulit. Në javën e 24-t të kampionatit anglez, Evertoni ka fituar me një rezultat tenistik ndaj Bornmëthit: 6-3! Katër prej golave për vendasit i ka shënuar një lojtar: Romelu Lukaku!

Nuk ka mbetur pas as Napoli në Itali, që në fushën e Bolonjës shkatërron skuadrën vendase. Shpërthyes, napolitanët kanë fituar 1-7, e tani i gëzohen vendit të dytë të përkohshëm në Serinë A. Mertens e Hamsik janë heronjtë, me nga tre gola të shënuar; shifrat plotësohen nga një tjetër golashënues, Insigne.

Në Premier League, Çelsi fitoi dje 3-1 ndaj Arsenalit, në një ndeshje të luajtur pa zemër nga “topçinjtë”. Diferenca mes këtyre dy ekipeve shkoi në 12 pikë; një dorëzim deri diku i Asenalit në luftën për titull.

Shkëputjen e fortë të Çelsit e shmangu në njëfarë mënyre Totenhemi, që fitoi 1-0 ndaj Midëllsbrout. Më tepër se zhgënjyes Liverpuli, që humbet 2-0 ndaj Hall Sitit. Çfarë e shton momentin e keq për Liverpulin është fakti se nuk ka fituar ende një ndeshje në kampionat që prej nisjes së vitit!

Alcacer, Messi dhe Aleix Vidal ishin shënuesit në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Atletik Bilbaos në La Liga-n spanjolle. Një fitore që e afron me një pikë Barcelonën me Realin e Madridit kryesues. Veçse madrilenët, veç faktit që kanë një ndeshje më pak të luajtur, nuk do ta zhvillojnë as sot takimin në fushën e Selta Vigos, të anuluar për shkak të dëmeve të stuhisë në terrenin sportiv.

Diego Simeone ka provuar dje të hedhë në fushë që nga minuta e parë veteranin Fernando Torres. një vendim që ka rezultuar i drejtë, pasi Atletiko e Madridit ka fituar 2-0 ndaj Leganesit pikërisht me dy gola të Torres-it. Në një tjetër takim, Valencia është mundur thellë në shtëpi, 0-4, nga Eibari. Ku ka përfunduar Valencia!

Shalke 04 ka meritën se dje ndali Bajernin e Mynihut në “Allianz Arena”. Lewandowski dhe Naldo ishin shënuesit në barazimin 1-1, në javën e 19-të të Bundesligës. Pas shtatë fitoresh radhazi në kampionat, ka ardhur kështu dhe frenimi i parë i bavarezëve.

Borusia e Dortmundit është përgjigjur me një fitore 1-0 ndaj Lajpcigut. Një takim i tensionuar nga fillimi gjer në fund. Lajpcigu i vendit të dytë e sheh tani Bajernin kryesues katër pikë larg. Dortmundi i vendit të tretë është goxha tutje; 34 pikë për të karshi 46 pikëve të Bajernit të Mynihut.

Nisa ka përfunduar në vend të tretë në kampionatin francez dje pas humbjes me rivalin e drejtpërdrejtë. Ndërsa kishin kryesuar bashkë, Monako fitoi 3-0 ndaj Nisës, dhe u shkëput me tre pikë në kryesim. PSG-ja mori vendin e dytë me një fitore 1-3 në transfertën ndaj Dizhonit.

Porto – Sporting i Lisbonës, një prej sfidave klasike të futbollit portugez, u mbyll mbrëmë me fitoren 2-1 të skuadrës pritëse. Porto mori vendin e parë në Primeira Liga me këtë fitore, por mund të zbresë në të dytin nëse Benfika fiton sot ndaj Nacionalit.

Në Turqi, në një të tetat e Kupës, ish-ekipi i Cikalleshit, Istanbul Bashakshehiri, ka eliminuar Gallatasarajin. Bashakshehiri, në vend të dytë në Superligën turke, fitoi 2-1 ndaj Gallatasarajit dhe u kualifikua për në çerekfinale. Në të njëjtin aktivitet, sot në mbrëmje pritet me interes njëri prej derbeve të Stambollit: Beshiktash – Fenerbahçe. /tesheshi.com/        

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Nis fluturimi më i gjatë në botë, do të kalohen 10 zona kohore

Nis fluturimi më i gjatë në botë, do të kalohen 10 zona kohore

Drama e Mitrovicës: nga bllokimi i Urës tek dy muret binjakë

Drama e Mitrovicës: nga bllokimi i Urës tek dy muret binjakë

Manifesti i Marine Le Pen-it: Frexit dhe dalje nga euro

Manifesti i Marine Le Pen-it: Frexit dhe dalje nga euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni