Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ç’punë ka Greta e mjedisit në Turqi?

Çupërlina Thunberg, ambientaliste apo aktiviste politike?

by te Sheshi
02/12/2024
in Kritikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ç’punë ka Greta e mjedisit në Turqi?
111
SHARES

Nga Nada Dosti, Ankara

Kohët e fundit na paska nderuar me prezencën e saj, aktivistja e mirënjohur për çështjet e ambientit, Greta Thunberg, e cila ka vizituar Dijarbakërin, qyteti me numrin më të madhë të popullsisë kurde (pas Stambollit). Gjatë qëndrimit të saj në qytetin në fjalë, ajo vizitoi dhe një radio të vjetër (Amed) e cila u mbyll nga qeveria pasi shpërndante propagandë pro-armenase kundër qeverisë dhe pasi nuk arriti të paguajë gjobën për shkelje të rregullores rreth çështjes turko-armenase. Ajo më pas vizitoi edhe bashkinë dikur e udhëhequr nga partiakët kurdë të Barazisë dhe Demokracisë së Popullit, të cilët tashmë janë përkohësisht zëvëndësuar me funksionarë qeveritarë.

Pas vizitës ajo publikoi një postim në profilin e saj X ku e quan krahinën juglindore të Turqisë me emrin “Kurdistani verior”:

“Kohët e fundit kam udhëtuar nëpër Kurdistanin verior dhe jam takuar me kurdë nga të gjitha llojet e prejardhjeve. Ata treguan histori të panumërta të shtypjes dhe diskriminimit sistematik me të cilin përballen, veçanërisht nga shteti turk, si dhe historinë e tyre plot masakra”(!).

Greta nuk harron të shtojë edhe dy-tre fjalë rreth çështjes së ambientit sa për të mos dalë krejtësisht jashtë kontekstit për atë që njihet. “Shkatërrimi dhe shfrytëzimi i natyrës, si prerjet e paligjshme të pyjeve, sakrifikimi i zonave për kompanitë e minierave dhe zjarret, është një nga mjetet e shumta të përdorura si pjesë e sulmeve të vazhdueshme kundër kurdëve. Kjo shpesh çon në shkatërrim të komuniteteve lokale dhe biodiversitetit, si dhe zhvendosje të detyruar.”

Më pas ajo shton se “fshirja e kulturës dhe identitetit, dhuna shtetërore, të burgosurit politikë, shpërnguljet e detyruara, ekocidet dhe zhdukjet janë vetëm disa shembuj të diskriminimit me të cilin njerëzit përballen në baza të përditshme, si dhe të mohimit të së drejtës për vetëvendosje dhe liri.

Për të ndërtuar ura të vërteta solidariteti në Turqi, autonomia dhe vetëqeverisja për rajonet kurde janë thelbësore. Populli kurd meriton të drejtën për të formësuar jetën, kulturën dhe komunitetet e veta.

Turqia duhet të qartësojë qëndrimin e saj ndaj kurdëve dhe grupeve të tjera minoritare duke përfshirë të drejtat e tyre në kushtetutë. Qeveria vazhdon të përdorë ‘terrorizmin’ si pretekst për të mbyllur gojën kundërshtarëve të saj politikë. Dhjetëra mijëra individë politikisht aktivë mbeten të burgosur pa gjykime të drejta. Organizatat ndërkombëtare si ECHR, OKB dhe Amnesty [International] e kanë dënuar këtë dhe bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

Për një paqe të qëndrueshme dhe një të ardhme të drejtë, e drejta e kurdëve për liri dhe autonomi duhet të respektohet dhe sulmet e dhunshme kundër Kurdistanit duhet të përfundojnë.

Askush nuk është i lirë derisa të gjithë të jenë të lirë.

Bijî Kurdistan (Rroftë Kurdistani)!”

Postimi në fjalë ka nxitur debate dhe ka shqetësuar shumë përdorues, ndërsa në mediat turke ky veprim është komentuar me frazën e veçuar: “Tashmë edhe Greta në safet (rradhët) e organizatës terroriste PKK”.

Edhe më herët, konkretisht në vitin 2022, Greta Thunberg ka shpërndarë një foto me aktivistë duke valëvitur flamurin e tyre të pretenduar. Jo më larg se para një muaji e pak, më 24 tetor, militantë të organiztës terroriste PKK vranë së paku pesë veta dhe plagosën të tjerë, në një sulm në mes të Ankarasë.

Mirëpo para disa muajsh ajo u duartrokit dhe u vlerësua veçanërisht nga komunitetet muslimane nëpër botë për shkak të ngritjes së zërit ndaj çështjes palestineze, duke veshur një kufijeh (shallin tradicional palestinez) dhe duke zbritur në protesta kundër gjenocidit mbi popullin palestinez.

Po përse na pëlqen aktivizmi i saj kur bëhet fjalë për çështjen palestineze ndërsa na shqetëson kur merret me çështjen kurde?

Në pamje të parë të dyja duken çështje të drejtash njeriu, por ndryshimi qendron në faktin se me përkrahjen e grupeve terroriste kurde, si një e huaj, që aq më tepër nuk jeton në Turqi, ajo ndërhyn në çështjet e brendshme të një shteti dhe një kombi. Ndërsa çështja palestineze është çështje universale që nuk lidhet me një parti apo etni të caktuar, por lidhet me njerëzillëkun dhe një komb që po përballet me gjenocid. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Kërkesa “500 euro”-she e njeriut para së cilit dridhet shteti e politika

Kërkesa "500 euro"-she e njeriut para së cilit dridhet shteti e politika

Pohimi: Gjykata e Hagës, nën kërcënim!

Pohimi: Gjykata e Hagës, nën kërcënim!

Kërcënimi i frikshëm nëse pengjet izraelitë nuk lirohen

Kërcënimi i frikshëm nëse pengjet izraelitë nuk lirohen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni