Një lloj ftohtësie bashkëshortore mes Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte është shfaqur pas episodit të një shpulla që ajo ia dha atij javë më parë teksa do zbriste nga avioni gjatë një vizite në Vietnam. Akti u komentua si shaka mes tyre, mirëpo një episod i freskët tregon se ka një krisje mes tyre, gjykuar nga një gjest.
Brigitte, e cila siç dihet është disa vjet më e madhe se Emmanuel, gati gjyshja e tij gjykuar dhe nga portretet e tyre me diferencë të thellë në tipare e lëkurë, ia ka lënë dorën ngrehur burrit të saj president gjatë një zbritjeje nga avioni në aeroportin e Londrës.
🚨 Brigitte Macron snubbed Emmanuel Macron's hand as they exited the plane today 😬
Why does he put up with it? Years of indoctrination and grooming from a young age might explain it. 🤔 pic.twitter.com/KMSFh2hVi1
— Queen Natalie (@TheNorfolkLion) July 8, 2025
Ai i ofroi dorën për ta ndihmuar të zbriste shkallët, me një akt prej xhentëllmeni, ndërsa ajo ia la ngrehur, me një zemërim tipik prej gruaje të lënduar në sedër. Në fakt, gjykuar nga pamjet, Emmanuel zbriti shkallën në atë mënyrë sa u duke se harroi që kishte dhe gruan nga pas.
Disa minuta më vonë, Macronët u panë në një makinë gati për t’u larguar nga areoporti, me atmosferën që dukej e ftohtë ndërsa Brigitte shikoi telefonin e saj pasi e nxori nga çanta.