Ka ndërruar jetë nga COVID-i një tjetër ish-figurë e politikës, pak e harruar nga vitet, por që konsiderohet si ndër më të aftët dhe imponuesët në kohën kur pati pozicione vendimmarrëse.
Fjala është për Engjëll Daklin, ish-kryebashkiakun demokrat të Elbasanit, njëherësh dhe ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë “Meksi” për pak kohë.
Përshkrimin më të mirë për të e ka bërë socialisti Taulant Balla.
“Elbasani do ta kujtojë gjithmonë si qytetarin e vet të nderit, me kontribut të spikatur në modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projektet që inicijoi për zhvillimin rajonal të Elbasanit.
Engjëll Dakli ishte një politikan i moderuar dhe bashkëpunues në dobi të zhvillimit të Elbasanit,” shkroi nr.2 i PS-së.
Mbetet me pikëpyetje të madhe mosngazhimi politik i Daklit, i cili ishte ndër resurset më të vyera njerëzore të PD. /tesheshi.com/