John Davis, këngëtari më i njohur si një nga vokalistët që kënduan në vend të anëtarëve të dyshes Milli Vanilli, ka vdekur në moshën 66 vjeç nga efektet e COVID-19.
Ai u punësua nga producenti gjerman Frank Farian në fund të viteve 80-të për të kënduar së bashku me Brad Howell, Charles Shaw, Jodie Rocco dhe Linda Rocco në demonstrimin e këngës Girl You Know It’s True, e cila u bë një hit i vitit 1988.
Por në vend që të shfaqeshin këngëtarë të vërtetë në video, Farian i zëvendësoi ata me grupin imagjinar Milli Vanilli, në të cilin modelet Fab Morvan dhe Rob Pilatus “hapën gojën” me këngën e regjistruar. /tesheshi.com/