Nga 34 është ulur në 14 numri i tëinfekturve në 24 orë në Shqipëri. Ndërkohë, janë rrumbullakosur 400 të shëruar, por që është regjistruar dhe një vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 sosh.
Këto janë të dhënat e servirura nga Ministria e Shëndetësië, së bashku dhe me të tjera më të detajuara.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.
Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”, u tha në deklaratën e përditshme. /tesheshi.com/