Autoritetet saudite kanë thënë se vaksinimi kundër koronavirusit do të jetë një nga kushtet themelore për pelegrinazhin e Haxhit të këtij viti.
Ministri saudit i Shëndetësisë Tawfig bin Fawzan Al Rabiah mbajti një takim me zyrtarët e vendit dhe u tha atyre që të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në Haxhin e këtij viti duhet së pari të marrin vaksinën anti-COVID.
Gazeta Ukaz raporton se ministri Al Rabiah gjithashtu urdhëroi shërbimet përkatëse të përgatisin klinikat ambulatore dhe personelin mjekësor në kohën e duhur, të cilët do të angazhohen në Mekë dhe Medinë gjatë pelegrinazhit.
Ai gjithashtu kërkoi formimin e një komisioni COVID që do të analizojë situatën dhe do të japë rekomandime dhe urdhra në lidhje me Haxhin. /tesheshi.com/