Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti paralajmëroi rikthimin e kufizimit të lëvizjeve në disa qytete, aty ku po rritet me shpejtësi numri i të infektuarve.
“Në qytetet ku ka numër të madh të të infektuarve, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri do të kufizojmë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe nga dita e nesërme do ta përcjellim numrin e të infektuarve nëpër secilën komunë”, tha i pari i qeverisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, ai lajmëroi për shtimin e testimeve, duke vënë shifrën e 500 sosh në ditë si synim. “Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim. Deri në 500 teste brenda ditës. Do të punojmë të krijomë kapacitete testuese nëpër regjione. Do të licencojmë kompani privatë për të kryer teste”, theksoi Hoti në një dalje për median. /tesheshi.com/