Presidenti Meta ka përdorur devizën e LSI-në zgjedhjet lokale të 2015-ës, kur kur ishte ende në kolaicion me PS-në: “Të ecim më shpejt”.
E ka bërë duke tentuar të ketë një rol propozues dhe diktues mes augtoriteteve shëndetësore në betejën e vështirë me COVID-19, në trajtimin e dhjetra pacientëe të infektuar.
“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.
Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.
Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë”, shkruan kreu i shtetit.
Ajo çfarë lexohet tjetër në këtë mesazh të tij, është prirja e qartë politike për të qenë aktor protagonist në çdo zhvillim. Kjo vërehet nga fakti i shtimit të postimeve, pavarësisht çështjes të cilën e trajton apo i takon ta trajtojë. /tesheshi.com/