Një tjetër bluzë e bardhë në Shqipëri ka humbur jetën nga COVID. Fjala është për mjekun nga Tropoja Anibal Byberi, 53 vjeç, i cili ka mbajtur dhe detyrën e drejtorit të Spitalit të Bajram Currit.
Ai u përcoll në gjendje të rëndë në Sanatorium, por nuk mundi që t’ja dilte me virusin.
Për më tepër, ishte dhe mjek i fushës – pneumolog.
Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë nga koronavorusi në Shqipëri, ku asnjëri s’i përket “vijës së parë” të trajtimit të të sëmurëve. /tesheshi.com/