Danilo Vuçiç, djali i Aleksandar Vuçiç, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Lajmi është dhënë nga vetë presidenti serb në Instagramin e tij.
“Kur filloi e gjitha, Danilo im më tha se nuk do të dorëzohej. I parëlinduri im u infektua me koronavirus dhe fotografia e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, ti do ta fitosh atë! Babi të do. Të gjithë të duam!” , shkroi Vuçiç në Instagram.
Javë më parë, vetë Vuçiç u përfol se mund të ishte infektuar, sidomos kur pati një kollë shqetësuese në një konferencë për shtyp. /tesheshi.com/