Tre javë pa asnjë humbje jete, është një rekord që nuk ka avancuar më tej, pasi 24 orët e fundit është regjistruar viktima e 32-të. Ndërkohë, janë shënuar 9 raste të reja infeksioni.
Nga Instituti i Shëndetit Publik, Dr. Marjeta Dervishi dha detajet, duke thënë:
“Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.
Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.
Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”. /tesheshi.com/