COVID-i merr jetën Koço Devoles. Ikona e humorit shqiptar, atij më të fisëm, në komunizëm e më pas-komunizëm, ishte prej ditësh në intubim për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit. Por njëherësh, thuhet se ai vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqërueses, siç leuçemia.
Koço Devole ishte 75-vjeç dhe gjithsesi gëzonte një formë optimale fizike, pasi ishte ende aktiv, duke qenë pjesë e Fiks Fare, në seksionin e monitorimeve.
Koço Devole është një pjesë e historisë së humorit shqiptar, si libretist e aktor, duke lënë pas një galeri fantastike kryeveprash aktoreske e fabuleske.
Më e famshmja ndër to është “Gjuetia e fundit”, ku ai luan rolin e Sillos që shoqëron Enverin në gjuetinë e derrave. /tesheshi.com/