Marrja përsipër nga qeveria e pagave në këtë kohë kur jeta dhe ekononima është stopuar paimagjinueshëm nga virusi koronar, do nxirrte në pah dhe informalitetin; pra atë pjesë të padeklaruar të pagash, sidomos në biznesin e vogël. E në këtë kategori, Rama ka vendosur të veprojë me zakon më shumë se sa me ligj.
“Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë. Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël.
Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë.
Por ka një shprehje të bukur populli – “i takon me ligj dhe me zakon. Ne e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë.
Mirë ligji, po zakoni? Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me artimetikën e numrit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë. Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës.
Në këtë mënyrë çdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një ‘pagë lufte’ dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta që nuk do i lëmë vetëm”, arsyetoi shefi i qeverisë.
Ai premtoi lëshime të ngjashme dhe te kategoriae atyre që marrin ndihmë ekononike. /tesheshi.com/