Për shkak të pandemisë së virusit korona, Filarmonia e famshme e New York-ut, orkestra më e vjetër në llojin e vet në Shtetet e Bashkuara, mbylli dyert e sallës së saj të koncerteve Qendrën e famshme Lincoln – dhe në përpjekje për të mbajtur audiencën e saj besnike, u bë një orkestër udhëtuese disa ditë më parë.
Kreu i Filarmonisë në New York-ut, violinistja Deborah Borda, erdhi me idenë që orkestra të marrë me qira një kamion me të cilin, së bashku me një pjesë të stafit shoqërues dhe pajisjet e nevojshme, një numër i vogël i muzikantëve të tij do të udhëtojnë në të pesë lagjet e NewYork-ut dhe do të performojnë në vende publike siç janë parqet e qytetit.
Ideja u hodh për herë të parë në veprim të premten.
Koncertet zgjasin maksimalisht 15 minuta, dhe vendet e tyre nuk paralajmërohen paraprakisht në mënyrë që të mbajnë sa më të vogël numrin e të mbledhurve, duke parandaluar kështu rrezikun e përhapjes së infeksionit.
COVID-19 është arsyeja pse zbatohen rregulla të rrepta higjienike gjatë përgatitjeve për performancën dhe muzikantët testohen për virusinnjë ose dy ditë para çdo performance.
“Në këtë mënyrë, ne mund të lidhemi përsëri me njerëzit, me audiencën”, thotë Cynthia Phelps, violina e parë e Filarmonisë.
“Kjo na lejon të harrojmë gjithçka negative dhe të merremi me profesionin tonë,” shtoi ajo. /tesheshi.com/