Presidenti Meta do thërrasë një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, aty ku marrin pjesë krerët e intitucioneve kryesore të vendit, por që ai ka vendosur që aty të jetë dhe kreu PD-së Basha.
Ky i fundit, me zero pushtet e akses në vendimmarrje, që kur vendosi të djegë mandatet e të bojkotojë zgjedhjet lokale, e ka pranuar pa asnjë hezitim ftesën e presidentit, një aleat politik në kushte normale kundër Ramës.
“Zoti Basha thekson se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira”, thuhet në një deklaratë nga selia blu.
Basha po përjetom të dytën përvojë për rolin e tij si kryetar opozitë në kushtet e një fatkeqësie, siç qe ajo e tërmetit, duke u luhatur mes një qëndrimi të moderuar, akuzave klasike gjithashtu, e propozimeve po ashtu.
Nga ana tjetër, në përvojën e parë, Rama e ftoi për bashkëpunim, gjë që u refuzua nga Basha. E të njëjtën ftesë si me tërmetin, Rama nuk e ka përsëritur mnë rastin e Corona-s. Ndërsa përballë Metës, në dy rastet qëndrimet kanë qenë luajale. /tesheshi.com