Është shuar në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka.
Sipas familjarëve që kanë dhënë lajmin e trishtë, artisti i njohur ka humbur jetën nga COVID-i.
Ai pati një karrierë në Estradën e Tiranës si dhe në Cirkun e Tiranës, ku u dallua sidomos për lojën pantomimike. Luajti gjithashtu dhe në disa filma.
Ndër rolet e pas viteve 90-të, i veçohet ai i profesorit të lehjes te “Gjuetia e fundit”.
Thuhet gjithashtu se pas aktrimit, pasioni i Arbeni Shakës ishte piktura dhe fotografia.
Arben Shaka është i disati artist me emër që ndërron jetë nga flama shëndetësore e kësaj kohe. /tesheshi.com/