Kreu i shërbimit publik shëndetësor francez, Jérôme Salomon, deklaroi se nëse qytetarët ftojnë mysafirë në shtëpi duhet të veshin maska, dhe më vonë të ventilojnë shtëpinë dhe të dezinfektojnë sipërfaqet e kontaktit, të tilla si dorezat e dyerve.
Në një konferencë për shtyp, e paa pas lehtësimit të masave në 11 maj, ai paralajmëroi francezët të respektojnë distancën shoqërore edhe kur të rrijnë me miqtë dhe familjen.
“Virusi është ende këtu dhe është vdekjeprurës,” tha ai. /tesheshi.com/