Brazili, vendi me rekordet e pasojave koronare, ka shënuar 965 jetë të shuara në 24 orë .
Një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thotë se numri i të vdekurve nga COVID-19 ishte rritur në 22.013.
Numri i të infektuarve u rrit me 16.508 dhe arrin në 347.398 persona.
Të dhënat nga faqja e internetit Ëorldometer, e cila jep informacione mbi situatën epidemiologjike në vend, tregojnë se Brazili është epiqendra e infeksionit në Amerikën Latine. Në të njëjtën kohë, Brazili është vendi i dytë me rastet më të konfirmuara të infeksionit, dhe vetëm Shtetet e Bashkuara janë përpara tij.
Ndodh kjo në vendin e udhëhequr nga Bolsanaro, i konsideruar si “Trumpi” brazilian. E përbashkëta e të dyve në këtë krizë pandemike, është se që të dy janë kundër masave shtrënguese, paçka pasojave të rënda në njerëz.
Madje Bolsanaro merr pjesë dhe në protestat anti-izoluese. /tesheshi.com/