Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Copëza Europe në cep të Azisë: deri ku shkojnë imitimet kineze…

Huazimet arkitekturore të Parisit, Londrës apo Firences, në funksion të turizmit

by te Sheshi
16/04/2024
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Copëza Europe në cep të Azisë: deri ku shkojnë imitimet kineze…

Më shumë se nëntë mijë kilometra në lindje të Kullës Eifel, monumentit simbolik të Parisit, gjendet njëra nga kopjet e saj më të mëdha. Është 108 metra e lartë dhe ndodhet në Tianducheng, pranë Hangzhou, një qytet në Kinën Lindore i frymëzuar tërësisht nga kryeqyteti francez.

Duke komentuar përurimin e një qyteti kinez, që riprodhonte deri në detajet më të vogla karakteristikat e fshatit austriak Hallstatt në vitin 2012, Reuters shkroi se “në një vend të njohur për aftësinë e tij për të prodhuar falsifikime duke filluar nga iPhone e deri tek çantat e markës Hermès Birkin, kopjimi i një qyteti është ndoshta përpjekja më ambicioze”.

Lagjet, qytetet apo qendrat tregtare që imitojnë Londrën, Firencen ose Parisin në Kinë, janë pjesë e një plani të qeverisë kineze të vitit 2001, që synonte të zgjidhte problemin e mbipopullimit. Ai synonte të joshte shtresat më të pasura të zhvendoseshin drejt zonave të reja të banimit të frymëzuara nga arkitektura evropiane.

Sigurisht, rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë pozitive. Ndër këto vende më të spikaturat janë fshatrat Florentia, një seri vendbanimesh të reja të frymëzuara nga arkitektura dhe planifikimi urban italian, dhe sidomos qyteti historik i Firences.

I pari prej tyre u inaugurua në vitin 2011 pranë Tientsin në juglindje të Pekinit. Shtrihet në një sipërfaqe rreth 200 mijë metra katrorë, dhe në të ndodhen mbi 200 dyqane. Po ashtu ka shumë kanale dhe shatërvanë, një ndërtesë që të kujton Koloseun e Romës, ku ndodhet dhe kopja e një urë tipike veneciane.

Nëse ecën mes restoranteve dhe dyqaneve të shtëpive të modës si ato të Guccit, Pradas dhe Fendit, mund të vësh re simbolet e Romës apo Venecias, por edhe ikonat e Shën Mërisë dhe Jezusit. Që nga ajo kohë, fshatrat të ngjashëm janë ndërtuar edhe në pjesë të tjera të Kinës, që të gjitha në stilin italian nga RDM, dega e kompanisë së madhe të pasurive të paluajtshme Fingen.

People are seen at a shopping center Florentia Village near new apartment blocks in Wuqing district on the outskirts of Tianjin, China June 18, 2018. REUTERS/Jason Lee – RC18D63D42D0

Në përgjithësi ato zënë një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë, dhe kanë në total 1200 dyqane. Vizitohen çdo vit nga mbi 21 milionë turistë dhe garantojnë prej rreth dy miliardë dollarë të ardhura. Po ashtu në jug të Shangait, studioja italiane e arkitekturës Gregotti Associati, ka projektuar atë që njihet si Breeza Città në Pujiang, një lagje e madhe e frymëzuar pjesërisht nga arkitektura moderne italiane.

Duhej të kishte strehuar 80 mijë banorë, por për momentin i ngjan më shumë një qyteti fantazmë. Ndërkaq rreth 30 mijë njerëz jetojnë në Tianducheng, “Parisin kinez”. Atje ndodhen edhe ndërtesat tipike të stilit neoklasik që të kujtojnë ato pariziane, por edhe rrugë e statuja që mund të shihen zakonisht në Evropë.

Po pranë Shangait është edhe Gaoqiao, ose Qyteza Holandeze, që përveç kanaleve dhe urave karakteristike ka një mulli tradicional holandez. Pastaj është edhe Thames Town, një qytet i frymëzuar nga kryeqytetin britanik Londër, me baret dhe kabinat telefonike tipike.

Por një nga imitimet më të diskutuara ishte ai i Hallstattit, me rreth 1.0000 banorë, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1997, që ndodhet në liqenin me të njëjtin emër, rreth 50 kilometra në jug-lindje të Salzburgut, në qendër të Austrisë.

Banorët e Hallstattit nuk e kishin idenë se një kompani e madhe minerare kineze, po ndërtonte një kopje të fshatit përgjatë grykëderdhjes së një lumi në provincën Guangdong, jo shumë larg një metropoli të madh si Hong Kongu. Por edhe kur e mësoi këtë, kryebashkiaku austriak tha se ishte “krenar” për atë imitim.

Madje ai e vizitoi “Hallstatt-in kinez” gjatë inaugurimit të tij zyrtar, i shoqëruar nga një delegacion austriak. Përreth Pekinit, por jo vetëm, ka ndërtesa me arkitekturë tipike skandinave, si ato të frymëzuara nga qyteti suedez Sigtuna, një kopje e Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara, por edhe një urë të zbukuruar me ilustrime të Don Kishotit.

Në një lagje buzë detit, po pranë Tientsin, një fshat i lashtë peshkimi u rrafshua enkas për të krijuar një lloj Manhatani, lagja e famshme e Nju Jorkut. Kjo zonë, e njohur si Distrikti Financiar Yujiapu, supozohej të ishte një qendër e madhe financiare. Por tani për tani ajo mund të cilësohet më shumë se çdo gjë tjetër si një monument i dështimit të modelit kinez të rritjes ekonomike.

Pavarësisht se është hapur një degë e Juilliard me seli në Nju Jork, një nga shkollat më prestigjioze të artit, muzikës dhe argëtimit në botë, shumica e rrokaqiejve kinezë janë të shkretë, shumë kantiere ndërtimi kanë mbetur të bllokuara prej kohësh, dhe vetëm qindra banorë po banojnë në to, në vend të disa mijëra banorë që parashikohej nga projekti, thotë për National Geographic Bianca Bosker, autore e një libri kushtuar imitimeve kineze të arkitekturës bashkëkohore: “Ndërsa dikur konsiderohej qendra e botës, tani Kina është shndërruar në qendrën që e përmban botën”.

Programi i imitimeve i nisur në vitin 2001, i quajtur “Një qytet, nëntë qendra”, përfshinte krijimin e 10 qyteteve të reja eksperimentale të frymëzuara nga bota perëndimore. Por më shumë se qytete të banuara, ato duket se magjepsin turistët apo njerëzit kureshtarë që janë në kërkim të fotove piktoreske.

Gjithsesi kohët e fundit, qeveria kineze është përpjekur të kufizojë përhapjen e asaj që National Geographic e përkufizon si “faksimile e Perëndimit”. Në vitin 2016, ministri kinez për Çështjet Civile, Li Liguo, tha se vendi do të niste të parandalonte “përdorimin arbitrar të emrave të huaj dhe të çuditshëm për të treguar rrugët, urat, ndërtesat dhe komplekset e banimit”. Ai tha se masat synonin të ndalonin “emrat që dëmtojnë sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar, që shkelin vlerat thelbësore të socializmit dhe moralin tradicional”. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

14/05/2025
Next Post
Elon Musk bën atë që “urren më tepër”

Elon Musk bën atë që “urren më tepër”

Hulumtimi: AI, informacion të rremë për zgjedhjet evropiane

Hulumtimi: AI, informacion të rremë për zgjedhjet evropiane

Gaza: varr masiv nga e “vetmja demokraci” e Lindjes së Mesme

Gaza: varr masiv nga e “vetmja demokraci” e Lindjes së Mesme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni