Pas Sarandës nën dëborë pasqyruar në The Guardian, i vjen radha Librazhdit që të zërë një vend në CNN, dhe pikërisht në hapësirën e pasqyrimit të motit të gjigandit mediatik.
Aty shfaqet një foto e një mase të madhe akulli dhe sipër saj shkruhet Librazhd, Albania.
Fotoja i përket fshatit Shtyllë të këtij rrethi ku më 11 janar termometri shënoi -29 gradë celsius.
Ironia në këtë rast është se zona e Librazhdit nuk renditet tek më të ftohtat, ku në vend të parë janë Dibra, Korça, Erseka, Kukësi, Puka, Tropoja. /tesheshi.com/