Në veriun e Kosovës janë dhënë sinjaket e para të një përshkallëzimi, të hënën kur nis aplikimi i targave për automjetet në territorin e Kosovës, të cilat duhet të jenë të Kosovës. Vendimi, i shtyrë me një muaj, që duhet të nis të zbatohet të hënën, nuk është pranuar të negociohet nga qeveria e Kosovës.
Kështu, automjeti i një serbi që i është bindur qeverisë së Prishtinës, është kallur në flakë.
Kjo ka ndodhur në rrugën “Dositeja Obradovica’ në Leposaviç.
Fjala është për Volksëagen Bora, me pronar serbin me iniciale N.Č.
Mësohet se ai kishte kaluar nga targat serbe në target kosovare, sipas vendimit të qeverisë së Kosovës. /tesheshi.com/