Çmimi Nobel për fizikën 2016 i ka shkuar David Thouless, profesor emeritus në universitetin e Uashingtonit, Duncan Haldane, i universitetit Princeton dhe Michael Kosterlitz i universitetit Brown për zbulimin e sekretit të materies ekzotike.
Në vitin, i cili do të mbahet mend në fizikë për zbulimin e valëve gravitacionale, të gjithë mendonin se në Stokholm do të vlerësohej zbulimi i shekullit, pra valët gravitacionale.
E megjithatë, puna e shkencëtarëve të Laser Interferometer Gravitational-Wave Observatory (Ligo), në bashkëpunim me Ego-Virgo, është injoruar nga komiteti i Nobelit.
Arsyeja mendohet se është çështje teknike. Me sa duhet ka të bëjë me kohën e praqitjes së prezantimit të kandidatëve për Çmimin.
Studimi mbi valët gravitacionale është publikuar më 11 shkurt 2016 në Physical Review Letters, pasi kishte skaduar afati për prezantimin e kandidatëve për Nobel në Fizikë, i cili është më 31 janar të çdo viti. /tesheshi.com/