Stiverjan Dashi, i riu që pak ditë më parë shkaktoi një aksident të tmerrshëm në zemër të Tiranë, duke ecur me 150 km në orë e futur në semafor me të kuqe, mbante rekordin e 43 shkeljeve sipas gjobave të marra, e që, çmendurisht e posedonte lejen e drejtimit.
Siç raportohet nga TCH ky rast, “sistemi i pikëve për lejen e drejtimit, për të nuk ka funksionuar”
Eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi thotë se tashmë drejtuesit të mjetit i është hequr leja e drejtimit dhe se ka nisur një hetim ndaj tij, raporton TCH.
Por rasti në fjalë ka ngritur debate mbi selektivitetin e dyshuar ndëshkimor nga organet ligjzbatuese, pasi edhe pse i riu njihej si problematik për rrugoret, ai ende qarkullonte çakërqejf rrugëve.
Dyshimet ka dhe mbi masën ndëshkimore ndaj tij lidhur me aksidentin e fundit të shkaktuar, ku për pak sa nuk solli dhe një tragjedi njerëzore. /tesheshi.com/