Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deklaroi se duhet ndërmarrë operacioni i “spastrimit” ndaj refugjatëve në Maqedoni dhe akuzoi BE-në se me zgjerimin e demokracisë i ka bërë dëm vetes.
Ivanov tha se për zbrazjen e shpejtë të territorit të Greqisë nga emigrantët dhe refugjatët, duhet të përdoret korridori ajror pa e specifikuar se si është ai.
“Kemi ardhur në një situatë që Maqedonia të mbrojë Europën nga Bashkimi Europian. Besoj se ka më shumë arsye për thellimin e krizës, por vetëm dy janë thelbësore. Arsyeja e parë është se një pjesë e vendimmarrësve në Bruksel gjatë dekadave të fundit kanë lënë orët e historisë dhe gjeografisë.
“Për shkak të shkurtpamësisë së politikave të tyre, BE-ja gjatë dy dekadave të fundit ka dhënë mundësinë që në kufijtë e saj të krijojë një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe demokracie që në fund nuk ia vlejti”, tha Ivanov. /tesheshi.com/