Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ç’kodimi i sulmit të Lulzim Bashës ndaj LSI-së dhe dalja zot e Shkëlzen Berishës ndaj partisë së Metës

by te Sheshi
01/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Ç’kodimi i sulmit të Lulzim Bashës ndaj LSI-së dhe dalja zot e Shkëlzen Berishës ndaj partisë së Metës

Lulzim Basha ka nisur prej dy ditëve një sulm frontal ndaj LSI-së, që po e përshkallëzon nga ora në orë. E nisi nga Gjirokastra, qarku ku partia e Ilir Metës është mjaft e fortë që prej marrjes së bashkisë.

Vangjel Tavo, deputeti i LSI-së ka krijuar një database të gjerë mbështetësish pikërisht nga ish-militantët dhe votuesit e PD-së.

Dhe kjo ka ndodhur jo vetëm në Gjirokastër dhe në jug, por në mjaft bashki të tjera të vendit.

Lulzim Basha ka goditur fort, duke patur dhe “duart e lira” nga pesha e rëndë e LSI-së, duke qenë në komoditetin e paktit të 18 majit, pas së cilit qartazi partia e Metës nuk do të jetë më në qeverisje të vendit.

Dhe në mënyrë të qartë ai u ka bërë thirrje kësaj kategorie zgjedhësish të rikthehen te Partia Demokratike.

“Koalicioni i ngjalave dhe i peshkut nuk është më koalicion, pasi janë ndarë dhe janë bërë copë copë për shkak të pazareve. Po zihen me LSI për tepsinë, nuk kanë fare hesapet tuaja. i bëj thirrje cdo votuesi të PD, që janë zhgënjyer, të kthehen në shtëpi” deklaroi Basha sot në Vaun e Dejës, një bashki që ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash nga PD te LSI-ia.

Ndërkaq, nga Gjirokastra Basha foli në mënyrë të prerë se partia e Ilir Metës do të jetë jashtë qeverisjes, ndaj dhe kartat e shpërndara nga ajo siç e tha kreu i PD-së, si “triska buke” nuk do të kenë vlerë.

Realisht, defaktorizimi i LSI-së, e cila duke qenë prej 8 vjetësh në pushtet dhe në potencial për të qëndruar sërish në qeverisje, ndikon shumë tek ajo pjesë e elektoratit që lëviz kryesisht për çështje pragmatiste.

Ndërkohë, LSI-ja nuk i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” këtij sulmi, pasi nuk do të trondisë atë elektorat që disa muaj më para i lëshoi një mesazh të fortë – që do të jetë pikërisht Ilir Meta që do ta rrëzojë Edi Ramën – dhe  që po shkonte drejt një koalicioni me Bashën.

Kështu nisi çadra dhe situata gjatë çadrës, ku LSI tha se nuk do të ketë zgjedhje pa PD-në.

Por me mbylljen e çadrës pas marrëveshjes Rama-Basha, kryetari i PD-së kërkon të rikuperojë votat e ikura në 2013-n, ku seksione të tëra të PD-së emigruan drejt Ilir Metës, dhe e përsëritën këtë më shumë në zgjedhjet lokale të 2015-s.

Kjo shpjegon edhe luftën e egër ndërmjet PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet për bashkitë Vorë dhe Pogradec; ku duhet thënë se  me një lloj indiference të PS-së u arrit që eksponentët e PD-së të korrin fitore ndaj kandidatëve të Ilir Metës, që i cilësonte këta bashki si strategjike.

Nëse Meta do të merrte Vorën, ajo do të siguronte të paktën 4 deputetë në qarkun Tiranë, ndërkohë nëse do të merrte Pogradecin do t’i kishte në xhep edhe dy deputetë përveç atij që merr si pasojë e votave në qarkun e Korçës.

Pas sondazhit të IPR Marketing, qarqe shumë pranë Ilir Metës, siç është Nikollë Lesi apo Artur Zheji, i kanë mëshuar faktit se PS-ja edhe pse del parti e parë nuk qeveris, vetëm nëse bashkohet PD me LSI-në dhe LIBRA-n e Blushit.

Por Basha ka nxituar menjëherë ta përgënjeshtrojë këtë version në mënyrën më të ashpër të mundshme dhe që nuk ka asnjë mundësi rikuperimi. “Nuk do të ketë asnjëherë aleancë me LSI-në” ka thënë troç Basha, duke i dërguar njëe mesazh direkt Ilir Metës, por në mënyrë të qartë strukturave në bazë apo votuesve që të mos  besojnë fjalët që u thuhet nga specialistët e fushatave, sipas të cilëve do të ketë koalicion paszgjedhor PD-LSI.

Luan Rama i është përgjigjur Bashës, por jo me një gjuhë të ashpër.

“Angazhimi maksimal dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me shumë qytetarë të vendit kanë bërë të mundur që LSI të ketë një rritje të jashtëzakonshme në mbarë vendin dhe kjo falë thjeshtësisë e komunikitmi tek qytetarët, rritje e LSI është shumë herë më e madhe aq sa të tjerët janë në panik nga rritja e LSI”, tha Luan Rama.

Por nga LSI-ja, duket mjaft qartë se kjo gjuhë e Bashës po destabilizon fushatën e saj, e cila pritet të ketë ndikim në ditët e ardhshme edhe në sondazhe.

Por sot ka pasur një tjerër zhvillim interesant. Shkëlzen Berisha, tashmë një zë publik, i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ndërhyrë në polemikën Rama-LSI për timonin e qeverisjes, duke mbajtur hapur krahun e Ilir Metës.

“Ky që kërkon ta lënë vetëm në timon, nuk ka as patentë”, shkruan Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale.

Më herët kreu i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se “është tahma e madhe ta drejtosh makinën vetëm dhe se fundi i makinave me një timon dihet”.

Ndërsa një prej gazetarëve të identifikuar si zë pranë Shkëlzen Berishës, ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së zyrtare. Ai shkon edhe më tej në këtë sulm:

“Sot demokratet e arsyes duhet te kuptojne qe mosvotimi i Republikes se Kuqerremte, eshte nje vote me pak per qeverisjen e rehatshme per 4 vitet ne vazhdim te Rilindjes +. Sot demokratet e besimit te palekundur ndaj PD si pasuri kombetare, qartazi e kane kuptuar kete mesazh dhe ashtu si ne Vaun e Dejes, edhe ne Vloren, ne Lezhen, e sot ne Shkoder, e kane te qarte se e keqja nuk mund te parandalohet neser, por SOT. Sot lulzimi i Republikes se Re, eshte i pamundur ne nje toke djerre qe kjo fanta-politike nuk e zoteron.

p.s…Prandaj, kushdo qe mendoi se “le jeux sont fait”, duket se ka bere gabimin e vet te fund”, shkruan në rrjetet sociale gazetari që ndodhet pranë qarqeve të familjes Berisha.

Po në këtë linjë ka qenë edhe Çim Peka, drejtuesi i portalit të djalit të ish-kryeministrit, i cili ka sulmuar shumë këto ditë jo vetëm Bashën por tërë fushatën e PD-së; gjë që vihet re në një bojkotim të kësaj fushate nga qarqe pranë Berishës.

Ata po e akuzojnë Bashën se ka braktisur ngjyrën blu, ka zhdukur logon historike të PD-së dhe po sjell një simbol tjetër që ka ngjyrë të kuqe por jo blu.

Në fakt Basha, në sfondin e Republikës së Re ka vetëm ngjyrat e flamurit, pra kuq e zi, por për kritizerët kjo tregon se po braktis traditën…/tesheshi.com/

Related Posts

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Rama sajon logon e rrallë: përkimi i dy dyshave dhe i marrëveshjes me Bashën

Rama sajon logon e rrallë: përkimi i dy dyshave dhe i marrëveshjes me Bashën

Fushata e LDK-së dhe aleatëve në Prishtintë: vota në emër të Rugovës dhe akuza ndaj PDK-së

Fushata e LDK-së dhe aleatëve në Prishtintë: vota në emër të Rugovës dhe akuza ndaj PDK-së

Reflektim i stereotipeve kombëtare: si i shpenzojnë paratë qytetarët nëpër botë

Reflektim i stereotipeve kombëtare: si i shpenzojnë paratë qytetarët nëpër botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni