Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çkodimi i mesazhit të Lu-së: kush janë “politikanët që kanë bërë krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë vazhdimisht”?

by te Sheshi
26/10/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Çkodimi i mesazhit të Lu-së: kush janë “politikanët që kanë bërë krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë vazhdimisht”?

Nga Ylli Pata & Ermir Hoxha

Kanë kaluar disa orë nga deklarata e ambasadorit Lu, e cila ishte vazhdë e qëndrimit të Uashingtonit që u anonçua nga goja e një zyrtarit përgjegjës të DASH-it për Ballkanin, siç është Hoyt Brian Yee, por komentet e palëve janë të ndryshme. Në qendër të tyre ishte ai, Tahiri, më shumë se sa si person, si fenomen. Në to kishte një farë ekuilibri, ku mesazhet i adresoheshin të dy palëve.

Ndaj dhe të gjithë i mbështesin deklaratat e dyshes, ardhur njërapastjetrës, por intepretimet i bëjnë sipas midesë.

Edi Rama, kryeministri, duke iu referuar Lu-së, të cilin e quajti dhe përkëdhelisht Don, i intepretoi si sinjal i qartë për të mos pasur gjueti shtrigash por hetime, kurse opozita, e në veçanti njerëzit e LSI-së, theksojnë se ambasadori i SHBA ka nënvizuar se asnjëri nuk është mbi ligjin.

Në fakt, Donald Lu i tha të dyja, që edhe asnjëri nuk duhet të jetë mbi ligjin, edhe që nuk duhet të ketë gjueti shtrigash; por deri tani askush nuk po merret me një nga frazat më të rëndësishme të deklaratës së njeriut të Uashingtonit në Tiranë, që tashmë nuk është thjesht një i zgjedhur nga senati, por i deleguari politik i administratës së Presidentit Donald Trump në Tiranë.

Fraza realisht ishte shumë drithëruese:

“Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.

Edhe pse ka katër rreshta, ajo është shumë e fortë dhe mbart disa mesazhe njëherazi dhe që padyshim e tejkalojnë Tahirin. Madje ky i fundit ngjan si një çilimi para atyre që ka lënë të nënkuptuar Lu-ja, në mos qoftë fare njëjës e jo shumës.

Le të bëjmë një analizë të thjeshtë.

Në 27 vjet, Shqipëria është përballur me problemin e turpshëm ku politikanë si nga e majta, si nga e djathta kanë“kryer krime të tmerrshme”.

Është përcaktimi i parë, i dhënë në këtë mënyrë nga një ambasador, përfaqësues i shtetit më të fuqishëm në botë, në mënyrën më zyrtare të mundshme.

Pra, për herë të parë thuhet zyrtarisht nga SHBA se ajo e di që ka politikanë që kanë “kryer krime të tmerrshme”!

Për çdo qëmtues të politikës shqiptare, kjo frazë nuk thotë gjë tjetër, por një kërkesë e qartë e prerë dhe zyrtare që drejtësia shqiptare duhet të hetojë këta politikanë që në të kaluarën kanë bërë këto krime.

Që do të thotë se nuk do të ketë thjesht një skaner të politikës së qeverisë së Edi Ramës në 4 vitet e fundit, por një radiografi të të gjithë qeverive, që do të përgjigjen një më një.

Pra qeverive të Ylli Bufit, Vilson Ahmetit, Aleksandër Meksit, Bashkim Finos, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës dhe natyrisht Sali Berishës.

Qeveritë e Ylli Bufit, Vilson Ahmetit dhe Bashkim Finos kanë qenë kalimtare dhe vendimet e tyre nuk kanë ndikuar në gjëra “të tmerrshme”.

Pra në skanër do të kalojnë qeveritë e Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Por nëse e studiojmë edhe më tej frazën e ambasadorit Donald Lu, do të shkojmë natyrisht tek pjesa e dytë e saj, dramatike dhe e fortë gjithashtu.

Pra ata që “i kanë shpëtuar drejtësisë vazhdimisht”

Nëse i bëjmë reçensë kësaj, fraze kemi të bëjmë me politikanë që janë hetuar, ose kanë nisur të hetohen por i kanë shpëtuar drejtësisë e gjykimit, apo vendimit të gjyqësorit pa u hetuar nga prokuroria e gjykuar nga gjykata.

Po kush janë këta politikanë?!

Le të marrim vetëm çështjet penale të hapura nga Prokuroria ndër vite.

I pari që u përball me drejtësinë ishte Fatos Nano, kryeministër në vetëm pak muaj në vitin 1991 që u akuza për “abuzime indirekte me dashje”.

Nano u arrestua me burg dhe pas dy vjetësh paraburgim te 313-a, u dënua me 4 vite burg.

Në vitin 1997, Nano u fal nga Sali Berisha dhe më pas mori pafajësinë nga gjykata, ku përfitoi dhe një dorë të mirë parash si dëmshpërblimin.

Në qeverinë e parë të Aleksandër Meksit, të vetmen çështje ndaj qeveritarëve që hapi prokuroria ishte ajo e ashtëquajtura “çështje e drurit të arrës”, ku kërkoi heqjen e imunitetit të Ministrit të Financave të asaj kohe, Genc Ruli dhe Ministrit të Bujqësisë Rexhep Uka.

Në atë kohë grupi parlamentar i PD-së e rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të hequr imunitetin, pra vetëm që të hetoheshin e jo të prangoseshin, pasi duhej leje tjetër atë kohë.

Në vitin 1998, Prokuroria hapi çështje ndaj 5 ministrave të qeverisë së PD-së për çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave për të shtypur rebelimin e vitit 1997. Çështja u mbyll më pas pa dënim.

Më 16 shtator 1998, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Parlamenti i heq imunitetin deputetit Sali Berisha, njëherësh ish-president dhe kryetar i opozitës në atë kohë.

Akuza ishte për grushtin e shtetit apo sulmin ndaj kryeministrisë në 14 shtator 1998. Çështja u mbyll pa dënim.

Në vitin 2002, Prokuroria hapi hetimin për ish-ministrin Dritan Prifti (i ndarë nga jeta ditët e fundit) për korrupsion. Çështja u mbyll.

Në vitin 2006, Prokuroria nisi një hetim me kërkesën e qeverisë ndaj ish-ministrave socialistë, Anastas Angjeli dhe Arben Malaj. Çështja u mbyll.

Në vitin 2008, Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim ndaj Fatmir Mediut për rastin e Gërdecit, ku si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi municionesh vdiqën 26 veta. Nisi hetimi. Fatmir Mediut ju hoq imuniteti, madje pas një përplasje mes Jozefina Topallit dhe ish-kryeprokurores Ina Rama.

Por pas zgjedhjeve të vitit 2009, Gjykata e Lartë e mbylli çështjen pasi Fatmir Mediu kishte fituar imunitetin parlamentar.

U hap hetimi për rrugën Durrës-Kukës, ku ministri i asaj kohe i Transporteve, Lulzim Basha, akuzohej për abuzim që arrinte shifrën e 220 milionë eurove.

Bashës ju hoq imuniteti, madje edhe nisi gjykimi, por më pas çështja u mbyll pas kalimit të afateve të dosjes jashtë kufijve ligjorë.

Në janarin e vitit 2011, si pasojë e daljes së videos Meta-Prifti, Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për deputetin Ilir Meta, zv.kryeministër në atë kohë.

Çështja nuk u gjykua asnjëherë në themel, pasi Gjykata e lartë vendosi të mos e marrë për bazë videoregjistrimin, duke pranuar raportin e tre ekspertëve shqiptare që e quanin “të manipuluar”. Ndërkohë një ekspert amerikan e cilësoi videon si “të rregullt”.

Pas 21 janarit, ku përpara Kryeministrisë Forcat e Gardës vranë 4 qytetarë, Prokuroria nisi hetimet ndaj zinxhirit komandues të Gardës së Republikës. Policia nuk lejoi që të thirreshin në Prokurori krerët e Gardës dhe me një negocim të ambasadorit amerikan u vendos që gardistët të merren në pyetje nga prokurorët në selinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Më në fund Prokuroria arreston komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, me akuzën se me pistoletën e tij janë qëlluar Ziver Veizi dhe Faik Myrto.

Paralel, Prokuroria akuzoi zyrtarë të lartë të qeverisë, ndër ta edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, se ka fshirë serverin ku ndodheshin të filmuar pamjet e kamerave të Gardës dhe godinës qeveritare. Po ashtu, krerët e Gardës u hetuan për prishjen e provave të procesverbalit për pistoletën me të cilët ishin qëlluar qytetarët. Pistoletës ju ndërrua qyta e gjilpëra, por FBI me provë balistike arriti të gjejë në mënyrë të saktë se kush ka qëlluar.

Gjykata i liroi shumë shpejt të gjithë, derisa një vit më parë ajo e Larta e mbylli çështjen pa fajtorë.

Në vitin 2014, kur Edi Rama u bë kryeministër, qeveria e tij dërgoi denoncime për Arben Imamin dhe Ridvan Boden, me akuzën që kanë abuzuar me fondet publike. Asgjë nuk ndodhi. Dosjet u mbyllën nga Prokuroria e Përgjithshme.

I vetmi zyrtar që është dënuar është Spiro Ksera, përkatësisht me 1 vit e 8 muaj burg, por që bëri shumë më pak. Ksera u dënua për vogëlsira krahasuar me dosjet e tjera.

Për z. Ksera, nuk ishte kurrë bindja si për publikun ashtu edhe për ndërkombëtarët që përfaqëson një “peshk të madh” të korrupsionit qeveritar, por vetëm një viktimë e një loje jo të ndershme politike.

E duke iu kthyer dhe njëherë deklaratës së Lu-së, “krime të tmerrshme…”. Nëse është fjala për krim, jo gjithnjë është korrupsioni i tillë, edhe pse është një lloj kategorie e krimit pa viktima direkte. Krimi, edhe si konotacion bazë, ka pasojën me viktima.

Dhe, nëse është fjala për sosh në këto 27 vjet pandëshkueshmëri, 26 të vdekurit e Gërdecit, si dhe katërshja e ekzekutuar e 21 janarit, janë padyshim të vetmet krime nga ato që kullojnë gjak….dhe sigurisht pandëshkueshmëri!  /tesheshi.com/

Related Posts

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Reuters: Shqipëria e vogël pret samitin e madh
Politikë

Reuters: Shqipëria e vogël pret samitin e madh

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
Dibala bën encet “penallti”, është më i miri në botë për goditjet e lira

Dibala bën encet “penallti”, është më i miri në botë për goditjet e lira

E dini se çfarë ndodhi pas shkrepjes së kësaj fotoje?

E dini se çfarë ndodhi pas shkrepjes së kësaj fotoje?

Himara, presidenti grek n’trash gjuhën ndaj Tiranës zyrtare: nuk do rrimë duarkryq!

Himara, presidenti grek n’trash gjuhën ndaj Tiranës zyrtare: nuk do rrimë duarkryq!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni