Ngjan si një akt cinik me përmasa kombëtare ajo që ka ndodhur orët e mbrëmjes së kësaj të shtune në Prishtinë.
Skënderbeu i atyshëm është “mbuluar” ngjashëm si për Kurban Bajram, pasi përpara i është vënë një ekran për shfaqjen e një ndeshjeje për eliminatoret e Botërorit.
Nuk dihet nëse është koinçidencë apo e qëllimtë, por në dyja rastet përbën një akt denoncues të ndoshta debatit më absurd në opinionin shqiptar, konsumuar prej dy ditësh në rrjete sociale e media, ai mbi mbulimin e heroit tonë kombëtar, me arsye fetare.
Në fakt nuk bëhej fjalë për as kurrfarë mbulimi – u zgjodh djallëzisht kjo fjalë që në rastin konkret merr një mbingarkesë konotative pasiqë asocion me mbulimin e femrës muslimane – por për vendosjen e skenografisë në një pozicion simetrik korrekt, gjë që e pamundësonte shikimin e heroit mbi kalë në një kënd të caktuar. /tesheshi.com/