Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Cila ishte “Epoka e Bukur” në Europë, ngjashmëritë me të sotmen nën ankth

Zhytja alarmante e kontinentit në një dhunë politike ekstreme, si do vinin dy luftra botërore

by te Sheshi
01/06/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Cila ishte “Epoka e Bukur” në Europë, ngjashmëritë me të sotmen nën ankth
11
SHARES

Nga Jamie Dettmer, Politico.eu

Disa dekada përpara se dy të shtënat me pistoletë në Sarajevë, ta zhysnin kontinentin në Luftën e Parë Botërore, kancelari gjerman Otto von Bismarck parashikoi se me shumë gjasa do të ishte “ndonjë budallallëk në Ballkan”, ai që do të shkaktonte luftën e ardhshme të madhe në Evropë.

Konflikti shkaktoi rreth 20 milionë të vdekur, dhe e vendosi Evropën në trajektoren drejt një lufte edhe më të përgjakshme çerek shekulli më vonë. Diplomati amerikan George Kennan, iu referua më vonë Luftës së Parë Botërore si “katastrofa kryesore e shekullit XX-të”, pasi shumë nga trazirat e mëvonshme politike të Evropës, e kanë origjinën atje.

Megjithatë, është e sigurt se që atëherë disa gjëra kanë ndryshuar. Për shembull, ndërsa Juraj Cintula mund të ketë qëlluar me më shumë plumba në tentativën e tij për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico, sesa studenti serb boshnjak Gavrilo Princip në vrasjen e Arkidukës Franz Ferdinand dhe gruas së tij në vitin 1914, ky episod dhune nuk do ta dërgojë kontinentin drejt një lufte tjetër të madhe, që do t’i shtohej asaj që presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon tashmë në Ukrainë.

Megjithatë, në vitet në vijim historianët mund ta vlerësojnë fare mirë atentatin e fundit ndaj një kreu të qeverisë evropiane – e para që nga viti 2003 – si një tjetër stacion drejt zhytjes alarmante të Evropës në një dhunë politike ekstreme. Që nga viti 2016, në Britani janë vrarë dy deputetë: Jo Cox dhe David Amess.

Dhe Policia federale e Gjermanisë, raportoi pak ditë më parë, se gjatë vitit të kaluar u dokumentua një shifër rekord prej 60.000 veprash penale të motivuara politikisht. Kësisoj, akti i Cintulas duhet të jenë sigurisht një këmbanë alarmi për të gjithë ata që shqetësohen për demokracinë dhe që druhen se Evropa do të kthehet sërish tek një e kaluar e errët, ku dhuna politike ishte një dukuri më se e zakonshme.

E ashtuquajtura “Belle Époque” (Epoka e Bukur) – që nisi pas përfundimit të Luftës Franko-Prusiane të vitit 1871 dhe që vazhdoi deri në atentatin e Gavrilo Princip – kujtohet shpesh si një periudhë e karakterizuar nga gëzimi i jetës, pasuria, iluminizmi, paqja rajonale, prosperiteti ekonomik dhe një risi e dukshme teknologjike dhe shkencore.

Pra gjëra, të cilave iu gëzuam edhe pas rënies së Murit të Berlinit dhe deri në krizën financiare të vitit 2008 dhe pandemisë së Covid-19. Këto ngjarje, na bënë të kuptojmë se në fakt historia nuk kishte mbaruar. Por siç ndodh gjithmonë me kujtesën historike, gjithçka varet nga ai që e shkruan kronikën – përfituesit apo humbësit; shoqëria e lartë, e mesme apo e varfër.

Për shembull, “Epoka e Bukur” e kishte edhe një anë të errët: dhunën politike, që e përshkonte Evropën që shumë kohë përpara shpërthimit të Luftës së Parë. Numri i udhëheqësve të vrarë në atë kohë është befasues, dhe në të përfshihen kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Spanjës (dy të tillë), një Ministër Drejtësie në Finlandë, monarkët e Greqisë, Italisë dhe Portugalisë, si dhe një perandoreshë austriake.

Kur ndodhën këto atentate, disa u qetësuan duke argumentuar se ato ishin akte të përgjakshme njerëzish të krisur dhe delirantë. “Bota ka më shumë lloje budallenjsh, sesa mund të arrish të mbrohesh”, thotë një personazh në romanin e Joseph Conrad – “Agjenti Sekret”.

Sot, është po aq e vështirë të mos e kategorizosh Cintulan 71-vjeçar – poeti i artikuluar politikisht, por edhe minator, murator, dhe si për ironi edhe bashkëthemeluesi i partisë jetëshkurtër Lëvizja Kundër Dhunës – si çdo gjë tjetër veçse jo të pavarur. Por shpeshherë fiksimet mund të jenë “kanarina në minierën e qymyrit”.

Ashtu si vitet e fundit në Evropë, “Epoka e Bukur” solli rritjen e milicive politike, lëvizjeve të prirura drejt dhunës, por edhe të menduarit nacionalist agresiv. Duke qenë një epokë e pabarazisë së madhe, ajo ishte e krahasueshme me epokën tonë, duke maskuar disbalancat serioze sociale dhe ekonomike, që nga ana e saj ushqenin një pakënaqësi të madhe, me shumë njerëz që kërkonin strehim tek “-izmat” e mëdha fundamentalistë të kohës: fashizmi, komunizmi, anarkizmi dhe nacionalizmi.

Për studiues, si për shembull eseisti indian Pankaj Mishra, ngjashmëritë midis të ashtuquajturës Epoka e Bukur dhe tonës, janë të dukshme, pasi shumë gjëra në përvojën tonë “kanë ngjashmëri me ato të njerëzve në shekullin XIX-të”.

Megjithatë, në librin e tij “Epoka e zemërimit”, Mishra paralajmëron se ne jemi aktualisht dëshmitarë të goditjeve të nxitura nga ekonomia me përmasa edhe më të mëdha, dhe me “rreziqe më të përhapura dhe më pak të parashikueshme”.

Lëkundjet që po ndodhin sot nën këmbët tona, janë paralajmërime për tërmete politike që do të ndodhin së shpejti, me gjasë që pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të pas një jave, të cilat parashikohet të sjellin një rritje të mbështetjes për partitë populiste të ekstremit të djathtë.

Ndërsa shtohet frika për margjinalizimin, migrimin masiv, padrejtësitë sociale dhe të mbeturit pas në shkallaren sociale, dhe ndërsa janë zbehur pritshmëritë për rritjen e përfitimeve, po rritet zemërimi popullor dhe populistët po përfitojnë nga situata.

Nga të menduarit se ishim të paarritshëm pas triumfit të Perëndimit mbi Lindjen komuniste, ajo që shohin tani rreth tyre votuesit, është lufta e pandërprerë, paaftësia institucionale dhe fakti që fëmijët e tyre do të bëjnë jetë më të varfër se ata. Po ashtu ndihen të privuar nga e drejta e vendimmarrjes. Sepse vendimet po merren gjithnjë e më shumë nga organe globale dhe mbi-kombëtare, që nuk janë drejtpërdrejt përgjegjëse ndaj elektoratit. Dhe nuk ndihmon aspak sjellja e politikanëve të establishmentit centrist të Evropës. Shumë shpesh, ata janë të shkëputur nga votuesit e dëshpëruar e të rraskapitur nga krizat në dukje të përhershme.

Po ashtu, nxitojnë të fajësojnë për rritjen e populizmit keqinformimin dhe manipulimin demagogjik, në vend se t’i marrin seriozisht sfidat e mëdha që shqetësojnë familjet e zakonshme. Ose e bëjnë këtë me vonesë, duke i dhënë populistëve hapësirë për të manovruar.

Armiqtë e demokracisë po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të diskredituar rendin tonë global me keqinformime të përhapura në mediat sociale, të përforcuara më pas nga një rrjet global i portaleve të rreme të menaxhuara nga Rusia, Kina, Irani dhe aleatët si Venezuela e Nicolás Maduros.

Por politikanët demokratikë të Perëndimit, nuk duhet t’i ndihmojnë dhe inkurajojnë padashur ata – apo populistët cinikë dhe oportunistë, në të djathtë apo të majtë – duke i shitur parimet demokratike. Ata duhet t’i kushtojnë vëmendje pakënaqësisë, të jenë të sinqertë për zgjedhjet dhe kompromiset e dhimbshme, dhe të angazhohen që të funksionojë më mirë sistemi demokratik.

Përpjekja për t’i gënjyer votuesit, mund t’i shtohet listës së akuzave me të cilat përballen këta politikanë. Për shembull, premtimi për ta anuluar taksën e trashëgimisë – siç bëri shefi i britanik i financave Jeremy Hunt javën e kaluar – duket cinik, pasi konservatorët zotohen rregullisht ta bëjnë këtë para zgjedhjeve, dhe më pas nuk bëjnë asgjë.

Siç vuri në dukje Politico dy muaj më parë, për shkak të fermerëve të zemëruar që protestonin në të gjithë kontinentin, liderët e BE-së vendosën të flasin sa më pak për zgjerimin përpara zgjedhjeve të këtij muaji, nga frika se kjo do të ndihmonte populistët.

“Le të jemi të sinqertë: Askush nuk dëshiron të flasë për zgjerimin përpara zgjedhjeve evropiane. Të flasësh për më pak subvencione për fermerët evropianë, nuk është diçka që do të donit të vendosnit në sloganet e fushatës suaj. Sepse kjo do të favorizonte me siguri të djathtën ekstreme”- thotë për Politico një zyrtar i BE-së.

Por kjo qasje e diskrediton demokracinë, duke e shtuar zemërimin e elektoratit dhe ndihmuar radikalët. Dhe nuk do të kalojë shumë kohë, para se të mos i frikësohemi vetëm sulmeve terroriste nga “ujqërit e vetmuar”.

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Basha rikthen premtimin anektodik të Berishës në 2010-ën

Basha rikthen premtimin anektodik të Berishës në 2010-ën

Si adoleshentë të dashuruar: kështu festuan Carlo Ancelotti dhe gruaja e tij Championsin nr. 5

Si adoleshentë të dashuruar: kështu festuan Carlo Ancelotti dhe gruaja e tij Championsin nr. 5

Gruaja e parë në zgjedhjet presidenciale iraniane

Gruaja e parë në zgjedhjet presidenciale iraniane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni