Një tavolinë mbi të cilën janë vendosur disa objekte të jetës së përditshme. Një kapelë, një gotë, fotografia e një maceje…Mirëpo, asnjë gjë nuk është ashtu siç duket.
Quhen iluzione amorfe dhe bëhet fjalë për disa iluzione optike që funksionojnë nëse ata që i shikojnë ndodhen në një pikë të caktuar specifike.
Në videon e realizuar nga iluzionisti Brusspup, zbulohet se objektet që duken reale, në fakt nuk janë gjë tjetër veçse fotografi. Duken si tre dimensionale.
Videoja e postuar në platformën YouTube, brenda pak orësh është bërë virale duke kaluar mbi 500 mijë shikime. “Ky efekt funksionon shumë mirë përmes një aparati fotografik pasi nuk është aspak i thellë pasqyrimi”,- tregon artisti në një intervistë ëpr Daily Mail./tesheshi.com/