Janë ngritur akuza të rënda ndaj një çifti i cili i ka hedhur jashtë 5 fëmijët e adoptuar vetëm pak muaj pasi kishin fituar të drejtën për rindërtimin e shtëpisë nga emisionin i famshëm “Extreme Makeover: Home Edition.”
Para pesë vjetësh, Devona dhe James Friday kishin aplikuar pranë programit që transmetohet nga rrjeti amerikan ABC. Çifti kishte 7 fëmijë, pesë të adoptuar dhe dy biologjikë. Siç mund të merret me mend, autorët e programit janë prekur nga gjendja e tyre, aq sa vendosen t’ua ribëjnë shtëpinë.
Sipas dëshmisë së dy fëmijëve më të rritur, çifti i ka përzënë njërin pas tjetrit vetëm pak muaj pasi u rregullua shtëpia. E gjitha duket se ka qenë një strategji e çiftit vetëm për të përfituar rregullimin e shtëpisë. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=daTiPM6s9ik