Inteligjenca amerikane vërteton zërat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ku fitues u shpall Donald Trump.
Ljmi është bërë i ditur nga mediat amerikane teksa citojnë burime nga shërbimet sekrete. Ata thonë se agjentët sekret të Putin kanë ndërhyrë duke udhëzuar sesi të përdoren materialet e vjedhura kibernetikisht nga demokratët.
NBC News e cilëson këtë ndërhyrje një hakmarrje personale të Putin ndaj Hillary Clinton.
Dyshime të tilla duket se do të shkaktojnë sërish polemika duke pasur parasysh edhe raportet e mira që presidenti i zgjedhur Trump ka me homologun rus Putin dhe gatishmërinë e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet e ftohta mes dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë./tesheshi.com/