Francezja Charlie Hebdo i është rikthyer sërish provokimeve karikaturiale anti-islame, kësaj here duke shfrytëzuar aktin terrorist në Barcelonë.
Në ballinë të numrit të saj të radhës, janë shfaqur njerëz të shtrirë në rrugë mes pllangash gjaku pasi janë goditur nga një furgon, nën okelion ironike “Islami, feja e paqes së përjetshme”.
Një sërë zërash kritikë kanë reaguar duke argumentuar se ballina e re fyen gjithë fenë, e cila numëron rreth 1.5 miliardë besimtarë në mbarë botën, dhe sugjerojnë se në thelb ajo është e dhunshme dhe nxitëse e islamofobisë. /tesheshi.com/