Lojtarët e Urawa Red Diamonds, nga qyteti japonez i Saitama-s, fituan titullin e sivjetshëm të kampionit të Azisë, transmeton Reuters.
Në ndeshjen e kthimit të finales së Champions-it aziatik, klubi japonez mposhti kampionin në fuqi saudit, Al-Hilal, me rezultatin 1:0, pasi ndeshja pare kishte përfunduar në barazim 1:1, mjaftueshëm për të fituar trofeun e tretë të kampionëve kontinental.
Goli i vetëm në këtë ndeshje ishte autogol i Andre Carrillo-s në minutën e 48-të.
Urawa Red Diamonds ishte kampion i Azisë në 2007 dhe 2017.
Me pesë tituj, Al-Hilal është ende rekordmen për numrin e titujve në këtë garë. /tesheshi.com/