Sigurisht së pari u shkon mendja te pilulat, nëse vuani nga pagjumësia. Por, sipas studimeve të fundit për të trajtuar pagjumësinë kronike duhet shkruar drejt terapisë të sjelljes dhe jo drejt pilulave.
Trajtimi i pagjumësisë me anë të terapisë kërkon disiplinë. Sipas “American College of Physicians” metodat e terapisë janë më të ngadalshme por më efektive sesa ilaçet.
“Caktimi i marrjes së një pilule nuk është hapi i parë dhe më i dëshirueshëm për të trajtuar pagjumësinë”, ka thënë Dr. Thomas Tape.
Sipas tij rol kryesor luan “qasja e sjelljes dhe e disiplinës për të trajtuar pagjumësinë”.
Për të rriturit e moshave 18 deri në 60 është menduar që shtatë orë gjumë janë efektive për një trup të shëndetshëm.
Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e disa problemeve shëndetësore, duke filluar nga rritja e tensionit, deri te lodhja fizike. Rreth 10% e njerëzve me moshë mesatare kanë vuajnë nga pagjumësia. /tesheshi.com/