Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë revolucioni! Në 100-vjetorin e kryengritjes bolshevike, edhe në Rusi festojnë vetëm nostalgjikët

by te Sheshi
07/11/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Çfarë revolucioni! Në 100-vjetorin e kryengritjes bolshevike, edhe në Rusi festojnë vetëm nostalgjikët

Rezultatet e revolucionit të drejtuar nga Lenini u kritikuan nga Putin si “ambigue” në atë që duket si një përpjekje për të ulur rëndësinë e revolucionit si mjet politik.

“Lenini jetoi! Lenini jeton! Lenini do të jetojë!”

Një orator i ngazëllyer deklamoi vargun e Majakovskit në skenën e Shën Petërsburgut dhe mori duartrokitje të forta nga një turmë prej gati 4 mijë personash, pjesa më e madhe e të cilëve mbanin fjongo në thilenë e xhaketës.

Aktiviteti i organizuar nga Partia Komuniste Ruse, mblodhi së bashku delegacione komunistësh nga Rusia dhe jashtë saj për të shënuar njëqindvjetorin e Revolucionit Bolshevik, bandë e vogël por e vendosur ndjekësish të Vladimir Leninit, që gjithsesi, nuk do të ndryshojnë kurrë drejtimin e historisë ruse apo botërore.

Në sallë, delegatët mbajtën radhë për të bërë selfie përballë një fotografie të stilizuar të një Lenini vendosmërisht trendi, duke qëndruar në këmbë me një shall të thurrur përballë Pallatit të Dimrit dhe duke pyetur: A do e sulmojmë?

Por jashtë territorit të aktiviteve të Partisë Komuniste, ka shumë pak festime për njëqindvjetorin e revolucionit, data e saktë e të cilit është e marta e 7 nëntorit.

Gjatë periudhës sovjetike, 7 Nëntorit ishte festë publike dhe një nga më të shënuarat me aktivitete shtetërore gjatë gjithë vitit, ndërsa numrat çift përkujtoheshin me pompozitet të veçantë. Në Rusinë moderne, sidoqoftë, dita është një ditë e zakonshme pune dhe pushimi publik është zhvendosur në datën 4 nëntor, që është shpallur dita e Unitetit Kombëtar.

Parada ushtarake e së martës në Sheshin e Kuq nuk do të shënojë vetë revolucionin, por paradën e revolucionit të Tetorit mbajtur në shesh në vitin 1941, prej nga ushtarët sovjetikë shkuan drejt e një vijën e frontit.

Mesazhi i Vladimir Putinit dhe Kremlinit për këtë përvjetor të 100-të ka qenë një dënim i pazëshëm i revolucionit si një mjet politik. Madje edhe nëse ish-Bashkimi Sovjetik – sidomos fitorja e Luftës së Dytë Botërore – shihet si burim krenarie, ngjarjet e vitit 1917 janë më të vështira për t’u përfshirë në narrativën e lavdisë historike të Rusisë.

“Kur shohim mësimet nga një shekull më parë, kuptojmë sesa ambigue ishin rezultatet, dhe sesi ka pasur pasoja si pozitive ashtu edhe negative prej atyre ngjarjeve”, tha Putin. “Na duhet të bëjmë pyetjen: a ishte e pamundur që të ndryshohej jo përmes revolucionit, por përmes evolucionit, pa shkatërruar shtetin dhe pa rrënuar pa mëshirë fatin e miliona njerëzve, por përmes një progresi gradual, hap pas hapi?”.

Marrja e pushtetit nga bolshevikët ishte revolucioni i dytë i ndodhur në vitin 1917, pasi cari Nikolas II kishte abdikuar nga froni në fillim të këtij viti mes trazirash popullore. Ndërsa ka ende shumë komunistë të vjetër që e nderojnë Leninin, ka po ashtu edhe simpati në rritje për familjen perandorake.

Në muajt e fundit, shpërtheu skandali në lidhje me “Matildën”, një film që portretizon një lidhje dashurie mes Nikolasit II dhe një balerine. Kisha Ortodokse Ruse e ka shpallur carin e fundit dhe familjen e tij shenjtorë, dhe ka madje nga ata që bëjnë thirrje për restaurimin e monarkisë.

Boris Kolonitsky, një historian rus me ndikim i periudhës revolucionare, thotë se është e mundshme të shquash mungesë pëlqimi për Leninin në komentet e tij të rralla për liderin e parë sovjetik dhe revolucionin e Tetorit, por presidentit rus i është dashur t’i kalibrojë me kujdes fjalët e tij.

“Kujtimi i revolucionit nuk është një burim i përdorshëm për Putinin. Për konsesusin e gjerë që Putin kërkon, ai ka nevojë të mbajë afër si njerëzit që mendojnë se revolucioni ishte një tragjedi, ashtu edhe ata që kanë simpati për idetë komuniste dhe janë nostalgjikë për Bashkimin Sovjetik”.

Kolonitsky thotë se kjo shpjegon mungesën e debatit për historinë dhe mësimet e revolucionit gjatë vitit jubilar të njëqindvjetorit, por shton se edhe ai vetë ka mbetur i habitur sesa pak interes publik ka pasur.

“Eshtë qesharake që diskutimi më i madh politik rreth revolucionit bëhet rreth një filmi që ka pak të bëjë si me revolucionin dhe është në të njëjtën kohë, anti-historik”, tha ai, duke iu referuar skandalit për Matildën, që portretizon ngjarje që kanë ndodhur në vitet 1890 dhe që është akuzuar për pasaktësi të shumta historike.

Në Shën Petërsburg, kryeqytetin e vjetër perandorak dhe vendin ku ndodhën dy revolucionet, janë hapur disa ekspozita që shfaqin ngjarjet e vitit 1917. Hermitazhi, galeria gjigande e artit e strehuar në Pallatin e Dimrit, ishte skenë e arrestimit të ministrave të qeverisë së përkohshme natën e 7 dhe 8 nëntorit 2017.

Brenda pallatit, dhoma ku Rojet e Kuqe dhe ushtarët bënë arrestimet mban ende një gdhendje në mermer të kohës sovjetike që vë në dukje se “qeveria e përkohshme kundër-revolucionare borgjeze” u arrestua atje. Një ekspozitë e re e hapur në muzeum përpiqet të tregojë për një histori me më shumë nuanca, duke bërë kronikën e historisë së ndërtesës në vitet përcaktuese përpara revolucionit dhe paraqet edhe një portret të carit Aleksandër II, me fytyrën e shpuar nga bajonetat e bolshevikëve gjatë marrjes së pushtetit.

“Aurora”, anija luftarake cariste që prej kohësh shërbente si simbol i revolucionit është ende e ankoruar në lumin Neva në qendër të Shën Petërsburgut, ashtu si ka qenë që prej vitit 1948, por ekspozitat brenda saj u rishikuan vitin e shkuar. Tani, në vend të fokusimit në vitin 1917, kur marinarët e anijes ngritën krye dhe më pas qëlluan me armë pallatin e Dimrit në atë që konsiderohet si sinjali për bolshevikët që të nisnin marrjen e pushtetit, ekspozitat mbulojnë të gjithë historinë e flotës cariste dhe asaj sovjetike.  Fotografia finale është një pamje e Putinit në det, duke parë me dylbi.

Televizioni shtetëror e shënon javën e përvjetorit me një seri dokumentarësh prej tetë pjesësh me buxhet të lartë për jetën e Leon Trockit, bashkëpunëtorit të Leninit, që më pas u fshi nga librat sovjetikë të historisë nga Jozef Stalini. Më vonë në nëntor, kanali i sponsorizuar nga shteti, Channel One do të shfaqë po ashtu një dokumentar dramatik bazuar në jetët e rusëve të thjeshtë që u kapën në mes të ngjarjeve revolucionare të vitit 1917.

“Ne e kuptuam se na duhej të shënonim njëqindvjetorin e revolucionit për shkak se është një nga ngjarjet tona më të rëndësishme të shekullit të 20-të, por ne po ashtu vërejmë një interes të paktë midis audiencës”, thotë Konstantin Ernst, kreu i fuqishëm i Channel One të Rusisë, dhe producent i serive për Trockin. “Përgjatë vitit të fundit ke kemi publikuar disa produkte provë, dhe nuk ka pasur reagim real nga audienca”.

Në fund, edhe festimet komuniste në Shën Petërsburg ishin më pak lavdëruese për ngjarjet e vitit 1917, dhe më shumë kishin si synim përmbushjen e nostalgjisë së brezit të vjetër rus për rininë e tyre. Pjesa më e madhe e këngëve dhe valleve rutinë mbulonin fitoren e luftës së dytë dhe arritjet e ish-komunizmit në vend, e jo Revolucionin e Tetorit.

Gennady Zyuganov, lideri i partisë Komuniste ruse tha: “7 nëntori do të mbetet gjithnjë datë festimi për ne. Sot, Rusia është një vend i ndryshëm, mirëpo ata nuk mund të na marrin gjithë jetën tonë”.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Tragjedi në Mesdhe: gjenden trupat e 23 vajzave nigeriane, dyshohet të jenë vrarë

Tragjedi në Mesdhe: gjenden trupat e 23 vajzave nigeriane, dyshohet të jenë vrarë

Lu nuk përmend Balilin, por LSI shfaqet kritike ndaj ambasadorit amerikan

Lu nuk përmend Balilin, por LSI shfaqet kritike ndaj ambasadorit amerikan

Apple thyen përsëri rekorde shitjesh

Apple thyen përsëri rekorde shitjesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni