Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë po ndodh me sistemin e drejtësisë, “hiqen qafe” prokurorët e plotëfuqishëm…

by te Sheshi
02/08/2017
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Aplikimet për SPAK-un: refuzojnë prokurorët me përvojë, vërshojnë djem e vajza që nuk komprometohen

Në Shqipëri kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin i Procedurës Penale bazuar në reformën në sistemin e drejtësisë.

Kjo do të thotë se nga data 1 Gusht 2017, asnjë prokuror në Shqipëri nuk mund të vendosë për fatin e dosjes hetimore që ai ka hartuar bazuar në denoncimin për një vepër penale. Në zbatim të këtij Kodi të gjitha dosjet hetimore të prokurorëve do të kalojnë në sitën e gjyqtarëve të hetimeve paraprake që kanë “Carta Bianca”, pra autoritet të plotë, të vlerësojnë nëse një dosje hetimore duhet dërguar në gjykatë dhe shtetasi/sja e hetuar duhet të merret i/e pandehur dhe të hapet gjyq apo dosja të hidhet poshtë si e pabazuar në fakte dhe prova.

Shkurt, përfaqësuesit e organit të akuzës, prokurorit të një ҫështjeje penale, i hiqet e drejta të vendosë nëse qytetari/qytetarja, ndaj të cilit ai ka ndërmarrë hetime, do të shkojë në gjyq.

Deputetja socialite, Vasilika Hysi,sekretare në komisionin parlamentar për Reformën në drejtësi gjatë legjislaturës së kaluar të parlamentit, thotë për DË: “Struktura e gjyqtarëve për hetimet paraprake shton efikasitetin e hetimeve, mbron më mirë të drejtat dhe liritë e individit, i shërben një drejtësie penale që mbron viktimat dhe trajton njëlloj subjektet e procedimit penal. Me strukturën e re të hetimeve paraprake, qytetari njihet me akuzën para se të shkojë në gjykatë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Kompetencat e gjyqtarëve të hetimeve paraprake mundësojnë edhe parandalimin e korrupsionit dhe arbitraritetit potencial të prokurotëve, që edhe pse kanë kaluar vettingun dhe janë pjesë e sistemit të reformuar të drejtësisë nuk përjashtohet që të korruptohen”.

Gjyqtarët e hetimeve paraprake, që do të fillojnë së shpejti punë, do të jenë të kaluar në skanerin e vettingut, që zyrtarisht si proces fillon pas një muaji, në shtator dhe do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2025. Rëndësi të dorës së parë në vlerësimin prej këtyre gjyqtarëve të dosjeve hetimore të përgatitura nga organi i akuzës marrin faktet për veprën penale dhe provat që vërtetojnë atë.

Vettingu: Jo imunitet për ata që japin dorëheqjen

Afrimi i shtatorit, funksionimi i Kodit të ndryshuar të Procedurës Penale ka sjellë edhe dorëheqje të prokurorëve dhe gjyqtarëve për t’i shpëtuar vettingut. Shtatë prokurorë dhe gjykatës, shumica në Gjykatën e Lartë, dhanë kohët e fundit dorëheqjen. Ligji për vettingun përcakton që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vettingut janë të detyruar të plotësojnë formularin e burimit të pasurisë së tyre, të kontrollit të figurës dhe të formimit professional. Ligji përcakton gjithashtu që për ata gjykatës dhe prokurorë që japin dorëheqjen nga detyra u jepet amnisti nga vettingu. Por jo imunitet.

Deputetja Hysi sqaron për DË: “Gjykatësit dhe prokurorët që japin dorëheqje nuk janë më subjekt i vettingut por vettingu nuk u jep atyre imunitet. Kjo do të thotë që prokuroria mund të hapë hetim ndaj tyre kur ka denoncime, të dhëna, fakte për pasuri të paligjshme, lidhje me krimin e organiziuar apo për korrupsion. Edhe për gjykatësit dhe prokurorët që japin dorëheqjen do të funksionojnë mekanizmat e ndjekjes penale si për cilindo qytetar. Kjo është një nga elementët e rikthimit të besimit të qytetarëve në sistemin e reformuar të drejtësisë”, thekson VAsilika Hysi

Strukturat Anti korrupsion mbyll kapitullin e drejtësisë së kapitulluar

Shtatori do të kurorëzojë edhe procesin pionier në Shqipëri të krijimit të strukturave të reja kushtetuese përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organiziuar në rradhët e zyrtarëve të lartë, që njihen me inicialet SPAK – Struktura të Posaҫme Anti Korrupsion-. Ato vlerësohen si garanci për mbylljen e kapitullit të drejtësisë së kapitulluar ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse gjykatësit dhe prokurorët që do të punojnë në këto struktura do të kenë kaluar me sukses vettingun. SPAK do të përbëhet nga Prokuroria e Posaҫme Anti-Korrupsion, Byroja Kombëtare e Hetimit, që është konceptuar sipas modelit të FBI-së dhe së fundi nga Gjykata e Posaҫme Anti Korrupsion, që  të tria fillojnë punën menjëherë sapo të ketë përfunduar vlerësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në Tiranë tanimë kanë mbërritur oficerët amerikanë të FBI-së, që po treinojnë ekipin e përzgjedhur që do të punojë në Byronë Kombëtare të Hetimit. Në fokus janë operacionet për gjurmimin dhe gjetjen e pastrimit të parave dhe transaksioneve financiare, lidhjet e politikës dhe administratës shtetërore me krimin e organizuar. Ekipi përbëhet kryesisht nga të rinj dhe të reja me rezultate të shkëlqyera në universitet dhe të kaluar në skaner për integritetin e tyre moral. Kriter në përzgjedhjen e tyre është mungesa e plotë e lidhjeve me politikën dhe administratën shtetërore. Reforma në drejtësi në Shqipëri vlerësohet si një nga reformat më të thella jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, por në të gjitha vendet ish-komuniste të Europës./tesheshi.com/

Tags: hetimikodi penalprokurorereforma ne drejtesi

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Ndryshimet në Kodin e Proçedurës Penale, ja nenet që kundërshtohen nga Unioni i Prokurorëve

Ndryshimet në Kodin e Proçedurës Penale, ja nenet që kundërshtohen nga Unioni i Prokurorëve

Ministrat teknikë nisin dorëzimin e kompetencave, ja hapi tjetër që pritet…

Ministrat teknikë nisin dorëzimin e kompetencave, ja hapi tjetër që pritet…

Mustafa apel ministrave në detyrë: Zgjidhni mes mandatit të deputetit apo postit qeveritar

Mustafa apel ministrave në detyrë: Zgjidhni mes mandatit të deputetit apo postit qeveritar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni