Një sipërfaqe e konsiderueshme e bregut të detit në zonën e Triportit, në zonën e Zvërnecit, është ndotur nga mbetje solari.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ndotje, e cila përsëritet herë pas herë, raporton TCH.
Një vijë bregdetare prej 200 metra është totalisht e ndotur dhe pjesa e bregut të detit është me mbetje ende.
Dyshohet se ndotja ka ndodhur gjatë natës dhe një pjesë të solarit të hedhur aty, dallgët e kanë larguar. /tesheshi.com/